De Biazi iu thur elozhe futbollistëve shqiptarë: Strakosha është i destinuar të bëjë mirë, ndërsa Hysaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2018 | 18:05

De Biazi iu thur elozhe futbollistëve shqiptarë: Strakosha është i destinuar të bëjë mirë, ndërsa Hysaj…

Xhani De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares, që shkoi historinë me kuqezinjtë rikthehet të komentojë futbollistët shqiptarë teksa i thur elozhe 2 lojtarëve që luajnë në Serinë A. Bëhet fjalë për Thomas Strakoshën dhe Elseid Hysajn.

de biazi

Italiani e ka cilësuar portierin të madh dhe me perspektivë për të ardhmen. De Biazi ka besim edhe te Hysaj, i cili sipas teknikut, ka kohë të përmirësohet akoma më shumë. Në një prononcim për “Radio CRC” italiani u shpreh:

“Strakosha është një portier i madh dhe i prespektivës. Ai është i destinuar të bëj mirë në vitet e ardhshme, sepse është serioz dhe mund të përmirësohet akoma më tepër me eksperiencën. Sa i përket Hysajt, po tregon se mund të mbështetesh lehtësisht tek ai futbollist, pasi nuk ka dëmtime gjatë kampionatit dhe nuk krijon probleme. Megjithatë është vetëm 24-vjeç dhe ka ende kohë për t’u përmirësuar”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"