Daja shpulla dhe shtyrje pas golit, Goxha “presion” Bregut. Ja pikantet e sfidës Bylis-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 19:56

Daja shpulla dhe shtyrje pas golit, Goxha “presion” Bregut. Ja pikantet e sfidës Bylis-Skënderbeu

– Artim Pollozhani ishte kapiteni i Skënderbeut në ndeshjen e djeshme. Në mungesë të Muzakës dhe Ditës së dëmtuar, shiriti i kaloi struganit. Ky vendim i Ilir Dajës ndoshta është marrë duke respektuar moshën, pasi mbrojtësi është më i madhi. 

Gripshi Skenderbeu

– Ardjan Takaj e nis me puro ndeshjen dhe duhet thënë që ka tymosur shumë dje.

– Pati nerva në të 23-ën minutë mes Hidit dhe Gripshit, e megjithatë për ta qetësuar kundërshtarin futet patrioti i tij Goxha.

– Këshillat e Ilir Dajës nuk kishin të sosur. Në të 35-ën për të inkurajuar lojtarët dëgjohej tek thoshte “Bravo, bravo”, ndërsa porositë i drejtoheshin sa Taipit aq edhe Krasniqit.

– Në 2016-ën është luajtur sfida e fundit në Superiore në “Adush Muça” dhe mbyllej 1-1 me gola të Izuçukut e Salihit. Edhe dje u dhanë penallti, por si për koincidencë shënoi vetëm skuadra e Skënderbeut.

– Shiu në Ballsh që ka rënë pa pushim, ka bërë që edhe impianti të rëndohet disi në pjesën e dytë të sfidës. Kujtojmë që ai është rinovuar, pasi u mboll bari në tërë impiantin. – Tifozët kanë qenë më të paktë se në sfidat e tjera, por mbështetja nuk mungoi dhe sidomos në pjesën e dytë, kur skuadra shënoi dy herë. Në “Adush Muça” atmosfera është ndezur dukshëm.

– Presidentet Kapllanaj dhe Takaj e kanë ndjekur ndeshjen në krah të njëri-tjetrit. Në fund ka pasur mjaft zhgënjim te presidenca ballshiote që është larguar mjaft e mërzitur nga stadiumi.

– Ditmar Bicaj nisi punën me grupin dhe mendohej që të ishte në sfidën e djeshme, duke ditur rëndësinë e takimit, por vetëm në minutat e fundit ai është lënë jashtë 20-shes.

– Reagim epik i Ilir Dajës pas golit të tretë dhe përmbysjes së ndeshjes. Gripshi afrohet për të festuar me të, por e presin dy shpulla në fytyrë, entuziazmin trajneri nuk e përballoi dot aq sa shihet që të shtyjë me forcë edhe ndihmësin e tij, Gentian Liçin.

– Sapo Dejvi Bregu fitoi penalltinë dhe po përgatitej ta gjuante, i afrohet Jurgen Goxha. Duket qartë që po tentonte ta ngarkonte psikologjikisht, por vlonjati e kaloi me shumë sportivitet dhe nga pika e bardhë ishte i pagabueshëm.

– Jurgen Goxha nuk u beson syve. Edhe pse realizoi atë supergol me roveshatë, e humbën ndeshjen. Dhe fundi i saj shoqërohet me lot dhe grushte… tunelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"