Daja merr përgjegjësitë: Gabojmë pasimet elementare, Skënderbeu ka vështirësi në fazën mbrojtëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2019 | 18:34

Daja merr përgjegjësitë: Gabojmë pasimet elementare, Skënderbeu ka vështirësi në fazën mbrojtëse

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, pranoi përgjegjësitë pas humbjes 4-0 ndaj Skënderbeut.

ilir daja

Në mikrofonin e “Supersport”, Daja ndër të tjera tha se ekipi i tij ka probleme në fazën mbrojtëse, ndërsa në sulm gabon edhe pasimin e thjeshtë.

Çfarë nuk shkoi sot që pësuat 4 gola?

Ka qenë një nga ndeshjet më të dobëta që kemi bërë në 6 javë. Treguam se kishim oshilacione. Marrim shumë gola. Trajneri merr përgjegjësitë e veta kur ekipi nuk funksionon. Nuk i shmangem përgjegjësive për këtë humbje. Pësojmë gola, por ekipi ka probleme në fazën e mbrojtjes në grup, jo vetëm reparti. Gabojmë edhe pasin e thjeshtë në sulm. Një ekip që është i organizuar me vonesë, lojtarët me më eksperiencë duhet të marrin përgjegjësi gjatë lojës, dhe t’i japin tonusin ndeshjes. Edhe ata pa eksperiencë, të ndjejnë që këta lojtarë mbajnë përgjegjësi.

Si do e zgjidhni problemin e fazës së sulmit?

Për të shkuar në një manovër të konsoliduar, duhet koha e vet. Vendosëm një qendërmbrojtës në mbrojtësin e majtë, sepse nga mënyra si e ndërtojmë sulmit, e nisim nga poshtë.

4 gola bëjnë dëm edhe në aspektin psikologjik..

Fitorja me Teutën na bëri të mos jemi me këmbë në tokë. Kemi një ekip që nuk bën tranzicion negativ. Filtri i parë nuk e ndihmon mbrojtjen nga sulmet e kundërshtarit. Duhet të jemi të thjeshtë në ndërtim. Nuk duhet të lëmë shumë energji, dhe kundërshtari të dalë më kollaj. Kur bëjmë një presing shumë lart, kemi problememe me zonat e hapura prapa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"