Champions vlen më shumë se Europiani, Tuhel mposht Mançinin për “Trajnerin e Vitit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2021 | 19:41

Champions vlen më shumë se Europiani, Tuhel mposht Mançinin për “Trajnerin e Vitit”

Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, është shpallur fituesi i trofeut të “Trajnerit të Vitit”, falë udhëtimit triumfues të tij në Ligën e Kampioneve me blutë londinezë.

sdfsdfdssdfsdfsdf

Në ceremoninë e zhvilluar sot nga UEFA, ai është shpallur fitues duke lënë pas krahëve Roberto Mançini, i cili me Italinë fitoi Europanin këtë verë, një sukses që nuk mjaftoi për të siguruar majën e podiumit. Ashtu siç pritej, në vendin e tretë u rendit Pep Guardiola i cili çoi Mançester Sitin deri në finalen e Ligës së Kampioneve.

Ndër 10 të parët ishin edhe emra si Simeone e Konte, por shumë larg kësaj tresheje që arriti në finale, me kurorëzimin e gjermanit i cili pason bashkëkombësin e tij, Hansi Flik.

RENDITJA E 10 TRAJNERËVE
Tomas Tuhel (Çelsi) – 378 pikë
Roberto Mançini (Itali) – 292 pikë
Josep Guardiola (Mançester Siti) – 198 pikë
Unai Emeri (Vijareal) – 64 pikë
Diego Simeone (Atletiko Madrid) – 29 pikë
Antonio Konte (Inter, tani trajner i lirë) – 19 pikë
Gareh Sauthgejt (Angli) – 18 pikë
Kristof Galtie (Lilë, tani te Nisë) – 16 pikë
Ole Gunar Solskjær (Mançester Junajtid) – 14 pikë
Kasper Hjulmand (Danimarkë) – 11 pikë

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"