Çfarë s’u pa në TV / Partizani bën “paqe” me Jorgjin, ballokume dhe batuta nga presidenti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2017 | 14:45

Çfarë s’u pa në TV / Partizani bën “paqe” me Jorgjin, ballokume dhe batuta nga presidenti

Partizani bën “paqe” me Jorgjin, Gaz Demi thyen heshtjen dhe kritikon Starovën nga tribuna për Kalarin. Tension në pankinën e kuqe në përfundim të pjesës së parë, si dhe ballokumet e Elbasanit që u jepen dhurata lojtarëve. Të gjitha këto dhe jo vetëm ishin disa nga pikantet e ditës së djeshme, që nuk u panë në televizor në përballjen që u luajt pa praninë e spektatorëve.

partizani

-Duke qenë se ndeshja luhej në Elbasan, në qytetin që pas dy ditësh feston Ditën e Verës, me simbolikën e vet ballokumen, disa prej lojtarëve apo edhe stafet e provuan këtë ëmbëlsirë para dhe pas takimit. Madje, në fundin e ndeshjes, ish-lojtari i Elbasanit, Eriol Merxha, i bën dhuratë ballokume mikut të tij te Flamurtari, portierit Halilaj.

-Para ndeshjes, Genc Tomori dhe Edmond Haxhia takojnë gjyqtarin nga Elbasani, Enea Jorgji, i cili ishte në stadium për të parë sfidën, Me sa duket, janë të largëta kohët kur elbasanasi ishte “non grata”.

-Kur Kalari u fut në lojë në pjesën e dytë, presidenti Gaz Demi në një moment lëshon batutën: “Ça bo Sula, fut Kalarin në sulm…!”.

demi

-Në fundin e pjesës së parë, përgatitësi atletik i të kuqve shihet teksa diskuton me tone të larta me një pjesëtar të stafit të Partizanit. Nuk dihet se çfarë nuk shkonte që ishte aq i irrituar…

-Drejtori Haxhia, gjatë minutave të fundit të lojës, u largua nga tribuna VIP dhe u afrua pranë fushës në tribunë, ku jepte udhëzime për futbollistët. Më së shumti e kishte me të sapofuturin në lojë, Fili.

guerrils

-“Sindroma” e trajnerit vazhdon te Partizani, teksa shpesh tifozë të kësaj skuadre flasin gjatë 90 minutave, sikur të ishin trajnerë në fushë, duke shpërqendruar shpesh edhe futbollistët në fushë.

-Gjatë një momenti të lojës, kur Koçi nuk akordoi një faull në favor të vlonjatëve, nga tribuna vjen dhe një e sharë në drejtim të kryesorit, e vetmja me zë të lartë gjatë kësaj sfide.

ekuban

-Për të qetësuar ndonjëherë Ekubanin, një tifoz nga tribuna lëshon batutën: “UnoDuo”, duke kujtuar kështu batutat e “Portokallisë”.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"