Çezare Maldini: Zapata nuk bën për Milanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 12:10

Çezare Maldini: Zapata nuk bën për Milanin

Ish-trajneri i kombëtares italiane dhe Milanit, Çezare Maldini, ka kritikuar drejtuesit kuqezi për blerjen e mbrojtësit Kristian Zapata: “Zapata nuk më bind, duke qenë se ai sapo është kthyer nga një dëmtim i rëndë. Milani bëri gabim që e bleu”. Maldini nuk e shikon me sy të mirë mbrojtësin tjetër kuqezi, Filip Mekses: “Francezin asnjëherë nuk e kam konsideruar një kampion. Edhe kur ishte te Roma nuk më pëlqente”. Por, faktikisht, në kampin kuqezi është një mbrojtës që e ka bërë për vete që në fillim Çezare Maldinin. Fjala është për mbrojtësin 20-vjeçar, Matia De Shiljo: “Është një futbollist vërtet i talentuar dhe mendoj se Prandeli ka bërë mirë që e grumbulloi në kombëtare. Mendoj se edhe Alegri duhet t’i japë më tepër hapësira”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"