Çembërlein tërheqja e tretë e Hoxhsonit, thërret Leskot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 13:44

Çembërlein tërheqja e tretë e Hoxhsonit, thërret Leskot

Mesfushori i Arsenalit, Aleks Okslejd Çembërlein, është tërhequr nga grumbullimi me kombëtaren për miqësoren me Italinë pas një dëmtimi, ndërsa Roi Hoxhson ka thërritur qendërmbrojtësin e Sitit Xholeon Leskot një ditë më parë. Çembërlein mori një goditje në kavilje gjatë nxehmjes në miqësoren me Këlnin dhe nuk është gati për miqësoren e nesërme. Talenti i Vengerit bëhet zyrtarisht lojtari i tretë i “Tre Luanëve” që tërhiqet nga grumbullimi, pasi të njëjtën gjë bën edhe portieri i Sitit, Xho Hart, dhe sulmuesi i Çelsit, Daniel Starixh. Pavarësisht se Roi ka humbur shërbimet e portierit të parë, sulmuesit më në formë dhe mesfushorit të Arsenalit, ai nuk ka preferuar të zëvendësojë askënd, duke thërritur vetëm një qendërmbrojtës si Leskot. Në Zvicër, nesër portieri 19-vjeçar i Birmingemit, Xhek Batlend, ka një shans për të debutuar si titullar. “Do të ishte një ëndërr”, – u shpreh talenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"