Canka sakrifikon në Lezhë, Magani: Ndalohen gabimet!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2022 | 10:44

Canka sakrifikon në Lezhë, Magani: Ndalohen gabimet!

Mikel Canka jep shpresë para Besëlidhjes. Lushnja është nisur dje rreth orës 15:30 drejt Shëngjinit dhe bashkë me ekipin udhëtoi edhe sulmuesi. Ai është thuajse i rikuperuar, por vetëm sot do të vendoset nëse do të marrë minuta apo jo. E megjithatë, një gjë është e sigurt: do të jetë në stol. Verdhejeshilët kanë vuajtur shumë ndërtimin e aksioneve dhe disa herë trajneri e ka përmendur se mungesa e “bomberit” i ka prishur llogaritë. Ndoshta prania e kapitenit mund t’i jap zemër ekipit në këtë finale që luhet e gjitha për mbijetesën.

lushnja

MAGANI – Lushnja ka përpara një kalendar të vështirë. Fillimisht është transferta me Besëlidhjen, por direkt ka “malore”. Do të përballen në shtëpi me kryesuesit e Bylisit dhe më pas udhëtojnë në Cërrik për të luajtur me Turbinën. 270 minuta të zjarrta për skuadrën, që ka vetëm dy pikë më shumë sesa zona “play out” dhe katër pikë më shumë nga zona e rënies. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, mbrojtësi me përvojë Endrien Magani shprehet optimist për transfertën me Besëlidhjen.

“Skuadra është përgatitur për të dhënë më të mirën. Është transfertë e vështirtë, duhet ta pranojmë. Luajmë në fushën e një skuadre që kërkon mbijetesën, ashtu si edhe ne.

E megjithatë, këto javët e fundit kështu do të jenë. Pjesa më e madhe e ekipeve luajnë për të shpëtuar dhe marrja e pikëve do të jetë një mision i vështirë. Ndaj them se duhet dhënë më e mira që ka ekipi.

Kryesorja është të marrim rezultatin dhe të mos bëjmë gabime, në këtë fazë ndalohen. Të kapim diçka dhe të mos na ndodhë si në Sarandë, që kaluam nga avantazhi në disavantazh. Duhet kujdes dhe shumë vëmendje në lojë”, përfundoi peqinasi.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"