Alban Bushi deklaroi se është pa kontratë, ja kush do jetë trajneri i Kombëtares U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2021 | 12:32

Alban Bushi deklaroi se është pa kontratë, ja kush do jetë trajneri i Kombëtares U-21

Krahas tri prej rivaleve që do të jenë të njëjtë edhe trajneri i Kombëtares U- 21 do të mbetet i pandryshuar.

alban bushi

Disa ditë më parë, Alban Bushi deklaroi publikisht se është pa kontratë me FSHF-në, mirëpo dje, pa bërë asnjë njoftim për rinovimin e tij, institucioni i futbollit publikon deklaratën e Bushit që komenton shortin dhe flet për objektivat në edicionin e ri.

Kësisoj, Bushi merr edhe konfirmimin për vazhdimësinë e punës së tij në krye të Kombëtares U-21. Në këtë short, Shqipëria ishte në vazon e katër, si pasojë e rezultateve pozitive mori në kualifikueset e fundit.

Bushi në fjalën e tij, publikuar nga FSHF-ja, përmend elementet pozitivë të njohjes së kundërshtarëve si dhe të një grupi të ruajtur edhe për këtë edicion, që sipas tij mund të shërbejnë për të tentuar edhe kualifikimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"