Bushi bën një ndryshim në listë, Doka dhe Selmani: Nuk i trembemi Spanjës, do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2018 | 11:24

Bushi bën një ndryshim në listë, Doka dhe Selmani: Nuk i trembemi Spanjës, do të…

Portieri Gentian Selmani dhe mbrojtësi Albi Doka kanë dalë ditën e sotme në konferencën për shtyp ku kanë folur për dy sfidat e vlefshme për muajin tetor në datën 11 ndaj Spanjës dhe 5 ditë më vonë ndaj Estonisë në transfertë. Ndërkohë që së fundmi është bërë edhe një lëvizje, teksa Esin Hakaj i dëmtuar, është zëvendësuar nga Ardit Toli.

u-21

ALBI DOKA

“Përballë në këto dy ndeshje të fundit kemi Spanjën dhe Estoninë. Nisim me një kundërshtar shumë të fortë, por futemi në fushë pa frikë. Tashmë potencialet e një skuadre si Spanja njihen, por ne do të bëjmë më të mirën tone, duke dhënë më shumë se maksimumin në fushë. Kërkojmë që të bëjmë një mbyllje sa më pozitive të kompeticionin në këto eleminatore. Mendoj se kemi bërë ndeshje të mira dhe mbase me pak kujdes mund të kishim më shumë pikë tani, por jemi ndëshkuar nga gabimet tona. Sidoqoftë kemi bërë lojën tonë dhe kemi pasur shanset tona. Edhe me Spanjën e Estoninë do të japim më të mirën tonë”.

GENTIAN SELMANI

“Edhe pse jemi jashtë objektivit për kualifikim tashmë, vlerësojmë maksimalisht këto dy ndeshje. Jemi një skuadër që gjatë ndeshjeve në grup kemi dhuruar emocione, por në momente të ndryshme na ka munguar edhe përqëndrimi deri në fund të ndeshjes për të arritur në rezultatin pozitiv. Spanja është shumë e fortë, por ne do të futemi në fushë pa këtë ndrojë, por duke dhënë 200 për qind të mundësive tona, pse jo për të arritur edhe një rezultat pozitiv”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"