Bundesliga në rënie, Heinkes propozon zgjidhje: Mbështetuni te talentet e reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 19:33

Bundesliga në rënie, Heinkes propozon zgjidhje: Mbështetuni te talentet e reja

Bundesliga nuk ka bërë aspak figurë të mirë këtë sezon në kompeticionet evropiane. I vetmi që është ende në garë është Bayerni, por edhe ai u ringrit vetëm pas ardhjes se trajneri Heinkes.

dortmund

Në Ligën e Kampionëve Borusia Dortmund dhe Lajpcigu nuk arritën të kalonin grupin. Përvec Ligës së Kampionëeve, edhe ekipet gjermane në Ligën e Europës patën të njëjtin fat. Hofenheim, Hertha Berlin dhe Këln u eliminuan që në grupe. Jup Heinkes ka ngritur problemin dhe ka bërë thirrje që të gjendet sa më parë një zgjidhje

hei2

“Duhet të shqetësohemi. Janë bërë shumë faktorë bashkë. Gjithsesi, Bayern mund t’ia dalë. Për skuadrat e tjera gjermane është e vështirë. Ato duhet të mbështeten akoma më shumë te talentet e reja”, – është shprehur trajneri i Bayernit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"