Bregu: Golin ia dedikoj dajës, drejt Europës me punë dhe me djersë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2017 | 11:33

Bregu: Golin ia dedikoj dajës, drejt Europës me punë dhe me djersë

Dejvi Bregu, autori i golit të djeshëm me Kukësin, duke e renditur përfundimisht Luftëtarin në vendin e 4-t, bëri një paraqitje shumë të mirë. Pas takimit të djeshëm, talenti vlonjat u shpreh:

bregu

“Pa dyshim, është një arritje për ekipin tonë. Në fillim të sezonit kishim për objektiv qëndrimin në Superiore. Tashmë jo vetëm që e arritëm këtë objektiv, por për herë të parë skuadra jonë ka shumë shanse që të jetë pjesë e futbollit europian. Gjithçka e kemi arritur me punë dhe djersë. Golin ia dedikoj dajës tim. Ai është gjithmonë me mua”, tha Bregu, autori i 9 golave me Luftëtarin gjatë kampionatit që përfundoi. Bregu ishte një prej më të mirëve të bluzinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"