Braida: Mesbah nuk ikën nga Milani, ka besimin tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 12:45

Braida: Mesbah nuk ikën nga Milani, ka besimin tonë

Drejtori sportiv i Milanit, Ariedo Braida, i ka mohuar kategorikisht thashethemet e fundit që qarkullojnë nëpër korridoret e mekatos, të cilat shikojnë mbrojtësin algjerian Xhamel Mesbah pranë kalimit te skuadra e Palermos: “Nuk e përgënjeshtroj interesimin e Palermos për Mesbah. Thjesht, sepse është një tratativë që nuk ekziston. Ju siguroj se nuk kam folur me askënd për Mesbah. Algjeriani është një futbollist i mirë, tek i cili ne kemi besim. Kështu që nuk kemi ndër mend ta shesim”. Braida ka konfirmuar se së bashku me Adriano Galianin, i cili ndodhet në Amerikë, do të bëjnë të pamundurën për ta përforcuar siç duhet skuadrën për sezonin që vjen: “Seria A është një kampionat i vështirë, kështu që duhet të ndërtojmë një skuadër të denjë për të fituar titullin. Ne kemi individualizuar disa futbollistë, të cilët është shumë e vështirë për t’i blerë, pasi klubet në të cilët ata luajnë kërkojnë shumë. Megjithatë, kam besim se gjatë orëve të fundit të merkatos do të sigurojmë lojtarët që duam”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"