Bilanci i Superiores në Europë / U regjistruan 6 fitore, Teuta bëri historinë me vetëm 1. Golat e shënuar dhe të pësuar ishin të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2021 | 0:10

Bilanci i Superiores në Europë / U regjistruan 6 fitore, Teuta bëri historinë me vetëm 1. Golat e shënuar dhe të pësuar ishin të Partizanit

Eliminimi i Teutës dhe Laçit në turin e tretë të Ligës së Konferencës i ka dhënë fund pranisë së skuadrave të Kategorisë Superiore në Europë edhe për këtë edicion. Ndaj është koha për të bërë bilancin e pjesëmarrjes e cila mund të vlerësohet deri diku si pozitive për faktin se të katër skuadrat arritën të kalonin të paktën një tur.

liga e konferences

Në total, të katër skuadrat kanë regjistruar vetëm 6 vitore në 20 ndeshje të luajtura, me 1 barazim e 13 humbje. Ajo që bie në sy më shumë është fakti se Teuta shkroi historinë me vetëm një fitore në 6 ndeshjet e saj, pasi humbi 5 të tjerat. Por kjo i mjaftoi që për herë të parë të shkonte në turin e tretë të një kompeticioni ndërkombëtar.

Historike ka qenë pjesëmarrja edhe për Laçin, skuadra e vetme e cila në të tre turet shënoi të paktën një gol, ndërsa ka në llogarinë e saj të rezultateve 2 fitore e 1 barazim në 6 ndeshje të luajtura.

Sa u përket golave, këtë vit Partizani ka qenë ekipi që ka realizuar më shumë, 8 të tillë, i ndjekur nga 5 të Laçit, 4 të Vllaznisë dhe 3 të Teutës. Durrsakët kanë pësuar 10 gola në 6 ndeshjet e tyre, kundrejt 6 të Lacit në të njëjtin numër ndeshjesh. Ndërsa Vllaznia pësoi 5 të tillë në 4 ndeshje, me Partizanin që ka bilancin më negativ sa i përket mesatares me 9 gola të pësuar në vetëm 4 sfida të luajtura

NDESHJET E SKUADRAVE TË KATEGORISË SUPERIORE NË EUROPË

TEUTA
LIGA E KAMPIONEVE
Teuta-Sherif 0-4
Sherif-Teuta 1-0
LIGA E KONFERENCËS
Teuta-Inter D’ Eskaldes 0-2
Inter D’ Eskaldes-Teuta 0-3
Shamrok Rovers-Teuta 1-0
Teuta-Shamrok Rovers 0-2

LAÇI
LIGA E KONFERENCËS
Podgorica-Laçi 1-0
Laçi-Podgorica 3-0
Laç-Universitatea Krajova 1-0
Universitatea-Laçi 0-0
Laçi-Anderleht 0-3
Anderleht-Laçi 2-1

PARTIZANI
LIGA E KONFERENCËS
Partizani-Sfintul George 5-2
Sfintul George-Partizani 2-3
Bazel-Partizani 3-0
Partizani-Bazel 0-2

VLLAZNIA
LIGA E KONFERENCËS
Shiroki Brijeg-Vllaznia 3-1
Vllaznia-Shiroki Brijeg 3-0
AEL-Vllaznia 1-0
Vllaznia-AEL 0-1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"