“Beteja” me zviceranët, Batha gati të sakrifikojë. Egbo përgatit dy formacione për Jang Boisin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2020 | 8:26

“Beteja” me zviceranët, Batha gati të sakrifikojë. Egbo përgatit dy formacione për Jang Boisin

Tirana ka mbyllur përgatitjet për sfidën me Jang Bojsin. Në fushën “Skënder Halili”, Emanuel Egbo u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e “play off”-it. Skuadra dje ka qenë e plotë. I vetmi që vuan nga dëmtimi është afrikani Giamfi, i cili nuk do të jetë me skuadrën në udhëtim. Pjesa tjetër është gati për ndeshjen me zviceranët dhe është stërvitur normalisht edhe dje në kryeqytet.
120203178_2695492814040157_1061218140346856337_o
STËRVITJA – Skuadra ka punuar pak më shumë se një orë në “Skënder Halili”. Situata ka qenë relaksuese me djemtë që kanë bërë jo pak shaka në fushën e lojës para nisjes së stërvitjes. Nga ana tjetër, me nisjen e punës të gjithë kanë qenë seriozë dhe të përqendruar për të treguar veten. Vangjeli ka marrë një shkelm, ndërsa Kale dukej në formë, duke shënjestruar disa herë portën e Likës.
120501355_2695492564040182_6767902341652678498_o
BATHA – Shqetësimi i vetëm është Idriz Batha. Lojtari kontrollohet në çdo moment nga stafi që të ndihet mirë. Vetë kapiteni ka pranuar se ka pak dhimbje në këmbë, por nuk e humbet sfidën. Ai mund të luajë pa problem me gjilpëra, duke sakrifikuar për skuadrën bardheblu. Gjithsesi, dje gjatë goditjes së një topi ka ndier dhimbje dhe menjëherë ka lënë stërvitjen që të mos rrezikojë asnjë moment. Të gjithë kanë kontrolluar gjendjen e Bathës, por lojtari nuk përbën problem dhe do të jetë në fushën e lojës. Skuadra po kështu ka edhe një stërvitje në tokën zvicerane dhe më pas do të përqendrohet për 90-minutëshin më të rëndësishëm të sezonit.
120362630_2695492560706849_3772009620010310647_o
FORMACIONI – Emanuel Egbo është një nga ata që di të surprizojë. Gjatë stërvitjes së djeshme është parë që në krahun e majtë është rreshtuar Marsel Ismajlgeci, i cili mund të jetë surpriza e kësaj ndeshjeje. Gjithsesi, deri në ndeshje, ka edhe 48 orë. Pjesa tjetër e skuadrës është e njëjta. Në portë Bekaj, ndërsa mbrojtja veç Ismajlgecit plotësohet me Toshevskin, Najdovskin dhe Vangjelin. Në mesfushë, Batha e Çelhaka do të kenë punën më të madhe të përplasen me kundërshtarët. Para tyre, katërshja fantastike Kale-Torasa-Kobina dhe Muçi nga të cilët pritet që të vendosin ndeshjen.

TIRANA

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"