Berat Gjimshiti, njeriu i palodhur tek Atalanta, luan ndeshjen e 16 radhazi si titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 20:15

Berat Gjimshiti, njeriu i palodhur tek Atalanta, luan ndeshjen e 16 radhazi si titullar

Berat Gjimshiti është i palodhuri në skuadrën e Atalantës. Një gur themeli në prapavijën bergamaske, mediat italiane po vlerësojnë shumë paraqitjet e kapitenit të Kombëtares shqiptare, por edhe rendimentin e lartë që ai po shfaq.

gjimshiti

 

“L’Eco di Bergamo” gjithashtu lartëson guximin që Gjimshiti ka për të dalë përpara dhe për të ndihmuar sulmin, çka e dëshmoi mjaft mirë në ndeshjen e fundit ndaj Juventusit, ku dha edhe asistin e golit të dytë dhe të barazimit për Kopmainersin. Për Atalantën, Gjimshiti është njeriu që nuk pushon kurrë.

“Xhimi” luan ndeshjen e 16 radhazi si titullar dhe pa humbur asnjë minutë. Ndërsa në total, këtë sezon 31-vjeçari është aktivizuar gjithsej në 35 ndeshje, mes Kupës, kampionatit dhe Europës. Gjimshiti padyshim që është një shtyllë e rëndësishme edhe në ekipin kombëtar, ku siguria e tij dallohet qartë kur luan Shqipëria. Në miqësoret e radhës me Kilin në 22 mars dhe me Suedinë më 25, Gjimshiti do të jetë aty për të ruajtur prapavijën kuqezi.

PNORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"