Benaser: Pa llogari ndaj Romës, ndeshja jonë më e rëndësishme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 13:40

Benaser: Pa llogari ndaj Romës, ndeshja jonë më e rëndësishme

Rikthimi i tij ka rik thyer freskinë, qartësinë dhe shpejtësinë në mes të fushës. Dy fazat siç e kërkon roli, dhe aftësia për të gjetur epërsi numerike në çdo sektor të fushës. Që Ismael Benaser është themelor për Milanin nuk ishte dhe as nuk është lajm. Dhe nuk është për t’u habitur, pra, që Pioli mbështetet tek ai në momentin vendimtar të vitit siç e ka dëshmuar edhe prania e algjerianit në konferencë për shtyp.

BENASER

Si ndiheni përpara një ndeshjeje të tillë?

Ashtu si vitin e kaluar gjejmë një ekip italian në çerekfinale. Kemi bërë mirë kundër Napolit, tani është radha e Romës. Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, por jemi përgatitur mendërisht dhe fizikisht. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, megjithatë ne jetojmë për ndeshje të këtij kalibri.

A është ky Milan i krahasueshëm me atë të titullit?

Është një Milan ndryshe, për mua është edhe më i fortë. Kemi lojtarë të ndryshëm dhe më shumë cilësi dhe eksperiencë, të kombinuara me një frymë tjetër. Në fushë të gjithë japin gjithçka për shokun e skuadrës.

Sa mund të jetë një shtysë shtesë fitimi i një trofeu ndërkombëtar?

Për shumë prej nesh mund të jetë shansi i vetëm për të fituar një trofe europian. Kur je te Milani dhe luan këto kupa, synimi është të fitosh dhe jo të arrish në finale.

Çfarë ka ndryshuar për ju gjatë Ramazanit?

Sinqerisht, nuk ndryshon shumë sepse trajneri dhe stafi na ndihmojnë shumë dhe i menaxhojnë gjërat shumë mirë, i falënderoj sepse nuk është kështu kudo. Besimi është diçka personale, por nuk ka ndikuar në paraqitjet e mia në fushën e lojës.

A ia vlen ndeshja e dyfishtë kundër Romës për të gjithë sezonin?

Po mendojmë për ndeshjen e radhës, nuk mendojmë për asgjë tjetër. Përqendrimi është në fushë dhe tek mënyra për të bërë sa më mirë në ndeshjen e radhës dhe në ato që na kanë mbetur.

Sa lojtarë të Milanit mund të ishin protagonistë në Real-Siti?

Për mua pothuajse i gjithë ekipi. Jemi të fortë, nuk shoh se çfarë mund t’i heq ekipit tonë. Rikthimi juaj ka ndryshuar diçka në ekip. Ndiheni edhe lider teknik? Nuk është e vërtetë që kemi shkuar mirë që kur jam kthyer, por edhe më parë. Të gjithë jemi mirë, sigurisht që jam këtu prej një kohë të gjatë dhe duhet të jap diçka më shumë me përvojën time për të ndihmuar ata që kanë ardhur më vonë. Po kthehem në nivelin tim, më duket se nuk jam ende në 100 për qind të formës.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"