BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana tregon forcën në Vlorë, Vllaznia likuidon Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2023 | 20:47

BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana tregon forcën në Vlorë, Vllaznia likuidon Partizanin

Me dy takime të lu ajtura të shtunën kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj ka mbyllur javën e dhjetë. Gjithçka e thjeshtë për Tiranën në trasfertën e Vlorës përballë Flamurtarit. Bardheblutë e Erkand Karajit triumfuan thellë 47-81, në një ndeshje të dominuar tërësisht, duke prekur deri në 40 pikë avantazh.

elbasani skenderbeu basket

Tirana e filloi në mënyrën më të mirë, me efikasitet në sulm dhe me një mbrojtje të organizuar, duke i fituar dy periodat e para përkatësisht 7-22 dhe 7-23, për të shkuar në pushim me epërsinë e përgjithshme 14-45. Më pas kampionët në fuqi e kontrollojnë qetësisht gjysmën e dytë të takimin, teksa fillimisht fitojnë 14-22 periodën e tretë, duke shkuar në 28-67 pas 30 minutash, ndërsa çereku i fundit mbyllet 19-14 për Flamurtarin, por suksesi i Tiranës është “i salduar” me +34 pikë. Një fitore që i pozicionon kryeqytetasit në vend të tretë, ndërsa vlonjatët janë të shtatët, jashtë zonës “play off” për momentin.

Davis me 28 pikë dhe Hysenagolli me 14 pikë e po kaq kërcime udhëhoqën bardhblutë, ndërsa për vendësit më i miri ishte kapiteni Merkaj, autor i 17 pikëve. Në sfidën tjetër të luajtur të shtunën, Vllaznia mori një sukses me vlera kundër Partizanit në “Asllan Rusi”. Kuqeblutë e Damian Bekteshit fituan me rezultatin 72-77 (15-11, 14-17, 20-25, 23-24) në një takim interesant. Pas një nisje më të mirë të Partizanit në periodën e parë, shkodranët e bënë kryesisht diferencën në periodën e dytë dhe të tretë, duke hipotekuar suksesin e gjashtë në kampionat.

Ndërkohë Partizani vijon serinë e rezultateve negative, duke e çuar në tetë numrin e humbjeve. Amerikanët Saab dhe Tucker, me nga 23 pikë secili, udhëhoqën Vllazninë në kryeqytet. Kujtojmë se java e dhjetë u hap të premten me tri sfida. Besëlidhja vijoi ecurinë si kryesuese me pikë të plota, teksa shkatërroi Skënderbeun 136-62. Kamza mposhti me tre shifra Fierin 109-72, ndërsa Apolonia mundi Elbasanin në transfertë 79-98.

1 2

3

ERMAL SIKA/NDERIM GOCI -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"