BASKETBOLL FEMRA / Tirana shkëlqen në Ligën Unike, leksion Penzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 14:30

BASKETBOLL FEMRA / Tirana shkëlqen në Ligën Unike, leksion Penzës

Me ndeshjen e djeshme ndërmjet Tiranës dhe Penzës në sallën “Farie Hoti” është mbyllur java e parë e Ligës Unike në basketboll për femra. Skuadra bardheblu e ka filluar me këmbë të mbarë eventin mbarëkombëtar, teksa nuk fali në shtëpi, duke e mundur ekipin pejan me rezultatin e thellë 86-67.

liga unike

Një ndeshje e dominuar tërësisht nga vajzat e trajneres Mirza Alibegaj, me Tiranën që komandoi në parket nga fillimi e deri në fund, madje duke prekur edhe avantazhin maksimal prej +37 pikësh.

PERIODAT – Çastet e para të takimit u shoqëruan me gabime nga të dyja ekipet, ndërsa Enisa Qosja hapi serinë e koshave me një finalizim të saktë për 2 pikë për vendëset. Gradualisht me kalimin e minutave Tirana vendosi diktatin në lojë, për ta fituar periodën e parë 22-12. Vajzat bardheblu mbajnë ritëm të lartë edhe në periodën e dytë, fraksion të cilin e fitojnë 24-15, duke shkuar në pushimin ndërmjet dy pjesëve me avantazhin e përgjithshëm,46-27.

liga unike basket femra

Edhe me rikthimin në parket janë lojtaret e Tiranës ato që dominojnë, duke e thelluar edhe më tepër diferencën e pikëve. Kështu kryeqytetaset e fitojnë periodën e tretë 24-15, duke kryesuar 70-42 pas 30 minutash lojë. Penza provon ta zbusë disi humbjen në çerekun e fundit, duke e fituar periodën e katërt 16-25, por në shifra të përgjithshme triumfi mbetet i salduar me +19 pikë avantazh për Tiranën.

sdfsdffsdfsdfssfdsdfsfd

Në kampin bardheblu spikati loja mjaft e mirë në grup, me të pesta lojtaret e formacionit që mbërritën në shifër dopio pikësh. Rendimentin më të lartë e kishte Enisa Qosja, MVP me 21 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime. Për Penzën nuk mjaftoi Wingate Gayle, autore e 25 pikëve, 7 kërcimeve dhe 6 asistimeve.

Kështu Tirana është skuadra e vetme e Shqipërisë që del me fitore nga java e parë e Ligës Unike, pasi të martën Partizani dhe Flamurtari pësuan disfata. Të kuqet, të cilat janë edhe kampionet në fuqi të këtij kompeticioni, u mposhtën nga Prishtina në “Asllan Rusi” me rezultatin 63-65. Ndërsa vlonjatet u mundën thellë në Prizren nga skuadra e Bashkimit në shifrat 88-61.

fdssdffdssdsdsdf

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"