Basketboll femra/ Kupa, Flamurtari dhe Partizani shkojnë në finale. Flasin trajneret Hasanaj dhe Bujari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 11:26

Basketboll femra/ Kupa, Flamurtari dhe Partizani shkojnë në finale. Flasin trajneret Hasanaj dhe Bujari

Kupa e Shqipërisë në basketboll për fem ra ka mësuar finalistët e edicionit 2024, teksa për trofeun edhe një herë tjetër do të kemi duelin ndërmjet Flamurtarit dhe Partizanit. Në gjysmëfinalet e zhvilluara dje në Vlorë, bregdetaret kaluan me sukses Vllazninë, ndërsa të kuqet triumfuan në derbi kundër Tiranës.

AAAAA

Fillimisht në parket zbritën Flamurtari dhe Vllaznia për gjysmëfinalen e parë. Asnjë surprizë në këtë takim, me bregdetaret e trajneres Elona Hasanaj që siguruan kualifikimin falë fitores 74-57 (19-17, 11-15, 27- 10, 17-15). Megjithatë për Flamurtarin nuk rezultoi edhe aq e thjeshtë, kjo për meritë të Vllaznisë. Shkodranet bënë një pjesë të parë shumë të mirë, duke shkuar në pushim me 2 pikë avantazh, 30-32. Por më tej loja nuk kishte më histori, pasi Flamurtari e rriti ndjeshëm rendimentin e lojës, duke realizuar edhe përmbysjen. Lojtarja e ndeshjes ishte Asia Henderson, autore e 30 pikëve, 16 kërcimeve dhe 5 asistimeve.

Për Vllazninë spikati e zakonshme, Bernarda Rreshpja, autore e 28 pikëve, 9 kërcimeve dhe 6 asistimeve. Në mbrëmje ishte radha për gjysmëfinalen e dytë, derbin e kryeqytetit ndërmjet Partizanit dhe Tiranës. Të kuqet e trajneres Eliverta Bujari triumfuan me rezultatin 79-62 (16-16, 17- 24, 24-10, 23-12), duke festuar kështu suksesin e parë në derbi për vitin 2024. Gjithsesi, ndeshja ishte e luftuar, sidomos në pjesën e parë. Tirana e nisi më mirë, duke kryesuar deri në +13 pikë, për të shkuar në pushimin mes dy pjesëve me avantazhin 32-40.

Por me rikthimin në parket nisi edhe dominimi i të kuqeve, me Partizanin që ktheu gjithçka në favor. Të kuqet bënë çfarë deshën në fushë, duke u treguar superiore në çdo aspekt, për të prerë biletën e finales. Sophia Jacobsson me 36 pikë, 3 kërcime dhe 5 asistime udhëhoqi Partizanin në derbi, ndërsa shkëlqyen edhe Ornela Lalaj me 17 pikë e 8 kërcime, si dhe Samra Omerbasiç me 9 pikë e 11 kërcime. Te Tirana rendimentin më të lartë e kishin Morina Bojka me 19 pikë dhe Enisa Qosja me 16. Sot në orën 16:00 në Vlorë do të jetë radha e finales Flamurtari-Partizani.

FO

Trajnerja e Flamurtarit, Hasanaj:  Ta mbajmë trofeun në qytetin tonë

Elona Hasanaj nuk e kishte vendosur ndonjëherë në dyshim kalimin në finalen e Kupës së Shqipërisë. Për “Panorama Sport”, drejtuesja e Klubit Shumësportësh, njëherësh edhe një prej trajnereve të skuadrës, thotë se Flamurtari kërkon trofeun. “Ndeshja gjysmëfinale me Vllazninë nuk ishte shumë e fortë dhe nuk e kishim vënë në dyshim në asnjë moment kalimin në finale. Do të luajmë nesër (sot) me Partizanin. Ftojmë të gjithë qytetarët e Vlorës që të vijnë në pallatin e sportit për të ndjekur ndeshjen dhe për të mbështetur Flamurtarin. Erdhëm deri në finale dhe tani duam që trofeun e kupës ta mbajmë në Vlorë, si një ogur i mirë si Qyteti Europian i Sportit por edhe për të marrë trofeun e parë të këtij viti”, u shpreh Hasanaj.

 

Trajnerja  Erta Bujari: Partizani di si fitohet në Vlorë

Eliverta Bujari thotë se e di se si fitohet në Vlorë. Për “Panorama Sport”, trajnerja e Partizanit, thekson se ka ardhur në qytetin bregdetar për ta marrë trofeun, ndërsa deklaron se e donte Flamurtarin në finale: “Donim që të ruanim forcën për finalen. Tirana kishte bërë nja dy ndryshime. Pas një kohe të gjatë që nuk kishim luajtur, perioda e parë dhe e dytë ishin të rivalizuara. Dy periodat e dyta nuk kishin histori. Tani fokusin e kemi te finalja e nesërme (sotme). Partizani di të fitojë këtu në Vlorë, pasi kemi fituar Ligën Unike. Kështu që kemi ardhur për ta fituar këtë trofe. Në finale më mirë TRAJNERJA Flamurtari sepse ndryshe nuk do të quhej se do ta fitonim me meritë (qesh)”, përfundon Bujari.

KAL

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"