BASKET MESHKUJ/ Partizani bind në Kupë, dominon kundër Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2024 | 12:30

BASKET MESHKUJ/ Partizani bind në Kupë, dominon kundër Elbasanit

Partizani ka kaluar me sukses fazën paraelimintaore të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Pasi kishin mundur në raundin e parë Fierin, kryeqytetasit kaluan dje edhe provën e raundit të dytë, teksa mposhtën Elbasanin në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” me rezultatin e thellë 74-98. Një triumf i merituar nga skuadra e Erdal Borovës, me “demat” që presin kështu biletën për në çerekfinale, aty ku do të gjejnë Besëlidhjen.

partizani elbasani basket meshkuj

NDESHJA – Partizani e nisi takimin mjaft mirë, duke treguar efikasitet dhe nivel të lart në sulm që në periodën e parë.

Të kuqtë e bënë diferencën në 5-minutëshin e dytë, duke shkuar në pushim me 11 pikë avantazh, 17-28. Edhe në periodën e dytë ishin sërish miqtë më të saktë në parket, duke e fituar këtë fraksion 17-22, për të shkuar në pushimin mes dy pjesëve me avantazhin 34-50 në shifra të përgjithshme.

Verdheblutë provuan të afroheshin me rikthimin në fushë, por lojtarët e Partizanit e menaxhuan mjaft mirë epërsinë, me periodën e tretë që u mbyll në baraspeshë 19-19, ndërsa pas 30 minutash rezultati në tabelë shënonte 53- 69 për të kuqtë.

Miqtë i mbyllën përfundimisht llogaritë, duke komanduar edhe në periodën e fundit, për ta fituar atë 21-29, duke vulosur suksesin me +24 pikë diferencë.

Për sa u përket statistikave individuale, për 33 herë kampionët e Shqipërisë spikatën Rodgerick Brown dhe Abdel Gjyzeli, teksa amerikani regjistroi 31 pikë dhe 13 kërcime, ndërsa kapiteni 29 pikë, 11 kërcime dhe 4 asistime.

Dopietë dyshifrore arriti edhe Sirdi Pregja, autor i 10 pikëve dhe 11 kërcimeve, ndërsa Gridi Pasho shënoi 14 pikë. Për Elbasanin më i miri ishte Bruno Skëndaj, autor i 30 pikëve, por që nuk shërbyen për ta shmangur eliminimin e verdhebluve.

02020

ÇEREKFINALISTËT – Të dielën do të jetë radha e fazës çerekfinaleve, aty ku do të kemi përballje interesante.

Besëlidhja, skuadër me ecuri perfekte në këtë sezon, që regjistron vetëm fitore, do të ketë përballë Partizanin.

Tirana do të presë Apoloninë në sallën “Farie Hoti”, Kamza sfidon Flamurtarin në palestrën “Halit Coka” në Bathore, ndërsa në Shkodër do të matin forcat Vllaznia dhe Teuta.

Kujtojmë që fitues në fuqi të Kupës janë durrsakët e Teutës, ndërsa rekordin e trofeve në këtë kompeticion e mban Tirana me 19 triumfe, ndjekur nga Partizani me 16 dhe Vllaznia me 12 trofe.

02102120

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"