Basket, Flamurtari nuk e diskuton Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2014 | 9:54

Basket, Flamurtari nuk e diskuton Tiranën

Flamurtari-basketElbasani-Kamza Basket 77-61
(17-10, 19-14, 20-15, 21-22)
ELBASANI: Gjata, Rusta, A.
Xhyra, J. Sylenji, Qosja, M.
Sylenji, Ahmetaj, Zenuni, K.
Xhyra, Lushnjari, Miftari,
Shabani. Trajnere: E. Xhyra
KAMZA BASKET: Ymeri, Musta,
Sinani, Hoxha, Sokoli, Vata,
Matka, Ndreu, Uka, Xhepa,
Ismeti, Kuci. Trajner: R. Avrami
GJYQTARË: J. Gokaj, S. Tafilica

Apolonia-Kamza Basket 37-72
(7-13, 10-24,18-17, 2-18)
APOLONIA: Alimemaj, Prifti,
E.Ajdhoni, R. Ajdhoni, Ademi,
Latifi, Tegu, Lekndreaj, V. Ajdhoni,
Bushati. Trajner: D. Adhamidhi
KAMZA BASKET: Muhametaj,
Shestani, Daliu, Karaj, Bircaj,
Ndreko, F. Gjoka, E. Gjoka,
Qehajaj, Hoxha, Damo. Trajner: A.
Muhametaj; GJYQTARË: E. Koçi,
E. Allaraj, E. Tiko

Flamurtari-Tirana 84-72
(24-23, 25-19, 14-13, 21-17)
FLAMURTARI: Myrto, Kostallari,
Plasa, Hasanaj, Komti, Qypi,
Rapaj, Hysaj, Kasaj, Palko.
Trajner: V.Toska
TIRANA: G.Bujari, Huta, Hoxha,
Gjoni, E.Bujari, Zykaj, Nelaj,
Konini, Aliaj. Trajner: E. Borova
GJYQTARË: B.Bodani, H.Truja

Elbasani-Teuta 47-79
(19-16, 9-9, 16-35, 3-19)
ELBASANI: Musta, Biçoku, B.
Skëndaj, Mata, Koçiasi, Leka,
I. Skëndaj, Isufi, Çarhoshi,
Balliu, Guxha, Çela.
Trajner: A. Xhyra
TEUTA: Shabani, Lleshi, Isufi,
Legisi, Vasalegu, Pasha, Isaku,
Berberi, Hyqmeti, Mirdita.
Trajner: B. Abrazhda
GJYQTARË: G. Shaqiri, G. Hoxha

Flamurtari në basketboll për femra merr kryesimin në Kategorinë e Parë pas fitores së dytë radhazi të sigluar ndaj Tiranës me shifrat 84-72. Janë kryeqytetaset që kryesojnë përkohësisht me Zykën, një ish, me shifrat 7-3. Hasanaj tregohet e saktë poshtë koshit dhe ngushton shifrat 8-11. Qypi Hasanaj dhe Myrto janë protagoniste për vendëset dhe mbyllin periodën e parë 24-23 në favor. Në fund të periodës së dytë, kampionet kryesojnë 49-42 për të vulosur suksesin edhe falë Komtit dhe Plasës. U dallua dje për vlonjatet edhe Rrapaj. Elbasani mundi dje Kamza Basket në shifrat e përgjithshme 77-61. Ka qenë një ndeshje më e mirë për elbasanaset, të cilat për asnjë moment nuk e vunë në diskutim fitoren. Perioda e parë u mbyll në shifrat 17-10, ndërsa në të dytën diferenca u thellua edhe më tej, sepse sërish elbasanaset fituan 19-14. Edhe në periodën e tretë vijon i njëjti ritëm me elbasanaset që e mbyllin me rezultatin 20-15. E katërta mbyllet 21-22 dhe e gjithë sfida përfundon 77- 61. Ka shfrytëzuar dje faktorin fushë duke bërë “bis” në kampionat edhe Skënderbeu pas suksesit 75-67 kundër Vllaznisë dhe mban hapin e kampioneve. Java e dytë mbyllet sot me takimin Studenti-Përmeti në orën 11:00. Në ndeshjen e vetme të Superligës, Kamza Basket mposhti lehtësisht Apoloninë 37-72. Perioda e parë filloi e baraspeshuar. Më pas kamzalinjtë nisin shkëputjen dhe e mbyllin pjesën e parë 17-37. Më pas te kamzalinjtë ra në sy loja e mirë e dyshes Daliu-Karaj. Në prologun e Kategorisë së Parë për meshkuj, Elbasani humbi në shtëpi ndaj Teutës 47-79, teksa Studenti e ka nisur mbarë me korçarët 65-51.
O.Llambro/ V.Mema/R.Gjini/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"