Bardheblutë kanë dilema për skemën, ja si priten të rreshtohen ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 9:38

Bardheblutë kanë dilema për skemën, ja si priten të rreshtohen ndaj Teutës

Tirana u ka dhënë fund përgatitjeve për sfidën me Teutën. Skuadra do të ketë dy mungesa në këtë takim. Latifi është i pezulluar, ndërsa Najdovski nuk është në “top” formën.

TIRANA

Vetëm dje është futur me grupin dhe gjithçka e ka në dorë trajneri nëse do të aktivizohet apo jo. Në portë pritet të luajë Abdulllahu, në mbrojtje katërshja Doka, Lulaj, Hoxhallari dhe Përgjoni. Në mesfushë, Honuzi Deliu dhe Meta. Në sulm janë Lushkja, Abazaj dhe Haxhiu.

Po kështu, një opsion i mundshëm është edhe kalimi në 3-5-2, me Metën që kthehet në mbrojtje dhe Doka e Përgjoni luajnë në krah. Pas largimit të Kainës katër sulmues do të luftojnë ashpër për të qenë titullarë. Skuadra ka në sulm Abazajn, Latifin, Haxhiun dhe Patrikun.

Ndërkohë që veç sulmit që shënon 32 gola, Tirana duhet të riparojë pësimin e golave. Ka pësuar 26 gola si asnjëherë tjetër deri tani. Ahmataj ka punën më të vështirë, përveçse të çojë sulmuesit te goli, të riparojë prapavijën, pasi ky është qetësimi kryesor i Tiranës në këtë moment.

gfg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"