“Barcelona, më e mirë që kur thashë se do ikja”, Ksavi: Nuk është rastësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2024 | 8:50

“Barcelona, më e mirë që kur thashë se do ikja”, Ksavi: Nuk është rastësi

Ksavi Hernandez analizoi fitoren 1-0 të arritur nga Barcelona kundër Majorkas, ku mjaftoi vetëm rrjeta e talentit 16-vjecar Jamal, i cili gjithnjë e më shumë po bëhet protagonist për skuadrën katalanase.

KSAVI

“Mendoj se pasqyron të gjithë sezonin, një ndeshje e pësuar për shkak të mungesës së efektivitetit. Ishte e vështirë për ne, humbëm atë penallti që do të ndryshonte ndeshjen. Megjithatë, ne luajtëm mirë, krijuam mundësi të qarta për të fituar më shumë se 1-0.

Në fund fituam dhe këto janë tre pikë të rëndësishme. Nuk ishte një ndeshje me dhjetë, dymbëdhjetë apo pesëmbëdhjetë raste, por mendoj se skuadra ka është përmirësuar që kur thashë se po largohesha. Mendoj se nuk është rastësi” – tha Ksavi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"