Barcelona i merr hakun Real Madrid me “shuplakë” në “El Clasico”, por me ekipin e femrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2023 | 20:46

Barcelona i merr hakun Real Madrid me “shuplakë” në “El Clasico”, por me ekipin e femrave

“El Clasico” e meshkujve foli për Real Madridin, ku të besuarit e trajnerit Ançeloti morën një fitore me përmbysje, 1-2, ndaj Barcelonës së trajnerit Ksavi Hernandez. Por gjërat kanë shkuar në kahe të kundërta sa i përket duelit mes dy klube në futbollin e femrave. Madje hakmarrja e futbollisteve të Barcelonës ka qenë një shuplakë e pastër me madrilenet. 

elc las

Dominimi i lojtareve të Barçës është i dukshëm, pasi me fitoren e fundit në shifrat 5-0,  çuar në 12 serinë e fitoreve ndaj Real Madridit.

Barcelona asnjëherë nuk është mundur nga Reali në “El Clasicon” e femrave dhe me fitoren e së dielës e kanë rritur distancën kryesuese me 6 pikë.

Fituesja e “Topit të Artë” dhe heroina e Kupës së Botës, Aitana Bonmati, e hapi serinë e golave në minutën e 17-të, kurse Hansen dhe Kaldentej me golat e tyre e çuan rezultatin në 3-0 në ëprfundim të pjesës së parë. Barcelona shënoi edhe dy gola të tjerë me  Pinan dhe Lopezin, që në moshën 17-vjeçare u bë golashënuesja më e re në “El Clasico”. Kjo ishte fitorja e 67-të rradhazi  e Barcelonës në shtëpi në ndeshjet e ligës. Këtë ecuri pozitive e ka nisur në shkurt të vitit 2019.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"