Barça i ofron 100 milionë euro, Klop vendos veton për Kutinjon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 17:02

Barça i ofron 100 milionë euro, Klop vendos veton për Kutinjon

Një tjetër alternativë për sulmin blaugrana është ajo e Felipe Kutinjos. Liverpuli ka refuzuar ditën e djeshme propozimin e tretë të katalanasve, i cili këtë herë mendohet se ishte 100 milionë euro (80 mln euro dhe 90 mln euro dy të parat). Spanjollët mendonin se oferta e tretë për brazilianin, i cili vlerësohet në “Camp Nou” si zëvendësuesi ideal i Nejmarit, do të kishte mjaftuar dhe sot e prisnin në Barcelonë.

kutinjo1

Jurgen Klop, nëpërmjet një deklarate, ka kujtuar se futbollisti ka edhe pesë vite kontratë me Liverpulin dhe se klubi nuk ka ndër mend të shesë “yjet” që janë në “Anfield Road”. “Liverpuli nuk është një klub që shet futbollistë dhe ky është parimi bazë i politikës sonë.

Kutinjo dhe Nejmar

Në fund të fundit, nuk ka rëndësi sa ofron Barcelona, arkat tona nuk kanë nevoja ekonomike. Nuk ka një çmim të caktuar për të cilin do të pranonim largimin e sulmuesit tonë. Ne synojmë të bëhemi skuadra më e mirë në Europë dhe për këtë do t’i mbajmë të gjithë futbollistët e rëndësishëm që kemi në skuadër”, tha Klop.

jurgen klop

Më pas, trajneri shtoi: “Sot nuk ka më futbollistë të paprekshëm, por edhe një transferim ka kohën dhe mënyrën e tij. Ndonjëherë mund të pranosh ofertat, por vetëm nëse ke një alternativë gati. Ky nuk është rasti ynë. Kutinjo është i pazëvendësueshëm dhe ne nuk kemi arsye për ta shitur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"