“Barazimi nuk gëzon askënd”, Josa flet para supersfidës me Partizanin: E çuditshme që stërvitemi në të njëjtën fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 17:50

“Barazimi nuk gëzon askënd”, Josa flet para supersfidës me Partizanin: E çuditshme që stërvitemi në të njëjtën fushë

Partizani-Kukësi do të jetë kryendeshja e javës së 20-të të Kategorisë Superiore. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, të dielën në orën 16:00.  Tekniku i skuadrës verilindore, Mirel Josa, foli ditën e sotme para mediave, për këtë përballje speciale, teksa u shpreh:

Josa

Dy humbje në 2 fazat e para ndaj Partizanit…

Nuk nisem fare se çfarë ka ndodhur në dy fazat e para. Kanë qenë krejt ndryshe, që në atë formë janë interpretuar nga skuadra. Skuadrat kanë marrë atë që meritonin. Më intereson vazhdimësia e skuadrës time dhe dëshira për të fituar ndeshjen. Të dyja futen për të fituar, nuk ka kënaqësi me barazimin.

Bashkë me lojtarët dhe stafin që drejtoj, e kemi përgatitur ndeshjen në formën tonë, për ta përballuar Partizanin për takimin e nesërm.

Sa normale është të stërviteni në të njëjtin kompleks me kundërshtarin tuaj?

Është hera e parë që më ndodh kjo gjë në Superiore. Është pak e çuditshme, por nuk kemi ç’i bëjmë kushteve që kanë të dyja skuadrat për sa i përket organizimit që kanë bërë, për zhvillimin e kampionatit. Kështu që nuk ka problem.

Ne i njohim lojtarët e të dy skuadrave dhe përbërjet e tyre, qoftë ne si staf, qoftë stafi i Partizanit,  kështu mendoj se kryesore do jetë të kemi dëshirë për fitoren dhe disiplina që do të kenë lojtarët dhe mënyra si do të shpreh ndeshja, duke mos i hequr asnjë gram luftës sportive.

A do të ishit i kënaqur me 1 pikë në këtë fazë të kampionatit?

Çdo trajner kërkon fitoren për të qenë i qetë për vazhdimësinë. Nuk mund të merrem fare se çfarë mendon trajneri i Partizanit. Vazhdimësi nuk quaj një kohëzgjatje të madhe. Duhet të fitosh ndeshjet për të qenë i qetë.

Mund ta fitoni ndeshjen në qoftë se luani si ndaj Tiranës?

Nuk asnjë krahasim me Tiranën, janë ndryshe të dyja skuadrat dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm për sa i përket mënyrës si do të luajmë.

Sa është përmirësuar skuadra juaj nga koha që ju e keni marrë?

Nuk mund të jap asnjë përqindje. Kam djem në skuadër, që janë shumë të përkushtuar dhe në qoftë se vazhdojnë në të njëjtën formë, unë jam tejet  i kënaqur.

A ka ndryshuar objektivi pas 4 fitoresh në 5 ndeshjet e fundit?

Unë nuk ndryshoj objektiva, këtë e bën klubi. Jam në një klub, që ka shumë eksperiencë të madhe 12 vitet e fundit, i ka përmbushur pritshmëritë që ka. Ne duhet të përmbushim pritshmëritë e kampionatit.

Të dyja ekipet kanë sulmin pikë të fortë, kush mendoni do e bëjë diferencën në këtë takim?

Problemet nuk vijnë vetëm nga mbrojtja. Duhet të mbrojnë dhe lojtarët e tjerë, duhet të organizohen dhe lojtarët e tjerë, në momentin që ka topin kundërshtari.

Daja tha se Kukësi është rival për titullin, pajtoheni me këtë mendim?

Nuk i diskutoj fare mendimet e trajnerit kundërshtar. Më interesojnë vetëm mendimet që skuadra më përcjell mua.

Do të ketë një duel mes Josës dhe Dajës, 2 trajnerët që kanë shkuar në grupet e Ligës së Europës me Skënderbeun?

Nuk e shikoj fare në këtë formë. Unë shikoj duel ndërmjet Kukësit dhe Partizanit. Ka pasur edhe herë të tjera që jam ndeshur dhe kam qenë kundërshtar me Ilirin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"