“Bundesliga është rritur, Flik një ekspert”, Joakim Lëv: Leva dhe Nojer më të mirët e Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 9:22

“Bundesliga është rritur, Flik një ekspert”, Joakim Lëv: Leva dhe Nojer më të mirët e Bajernit

Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, foli në një intervistë për “Bundesliga.de” ku tregoi për punën e madhe të Hansi Flikut te Bajerni si dhe rëndësinë që ka Manuel Nojer.
joachim-low-germany_1sl26w6qctq6j112exsiuji1eg
Jeni i kënaqur me paraqitjet e fundit të kombëtares?
Mund të themi që jemi në një pozicion komod, edhe pse rezultatet nuk kanë qenë ato që prisnim, por Liga e Kombeve është një mundësi e mirë për të testuar gjëra të reja. Objektivi ynë është arritur me kualifikimin në Europian. Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të punojmë fort për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze.
sane
Është rikthimi i Sanesë në Bundesligë diçka e mirë për futbollin gjerman?
Kjo i ka bërë shumë mirë Bundesligës pasi Sane është një lojtar i madh. Tani Bajerni ka më shumë kualitet në fushën e lojës. Kalimi në Mynih është i mirë edhe për faktin se aty ai do të luajë së bashku me shumë lojtarë që aktivizohen në kombëtaren gjermane.

Është rritur në syrin tuaj niveli i kampionatit?
Po, pa dyshim. Tani Bundesliga është bërë më tërheqëse. Unë si trajner i kombëtares mundohem të shoh çdo skuadër që luan, jo vetëm Bajernin dhe Dortmundin, por kam vënë re një ngritje të nivelit të lojës.
flik
Hansi Flik është trajneri më i mirë në Europë për momentin. Çfarë e bën kaq të suksesshëm?
Ai është një ekspertë për sa i përket përgatitjes së skuadrës para një ndeshjeje. Kjo i përshtatet shumë stilit të lojës së bavarezëve të cilët vuajnë gjithmonë për të gjetur hapësira. Ai ka gjithashtu një komunikim të mirë me lojtarët e tij dhe i kupton ata kur gjërat nuk shkojnë siç duhet. Këtë rol e ai e ka bërë mirë edhe te kombëtarja.

Sa ka ndikuar Flik në sukseset e Bajernit?
Bajerni ka pasur gjithmonë një skuadër të mirë, por në vitet e fundit ata kanë hasur vështirësi në Europë. Hansi e njeh atë ambient prej shumë vitesh dhe e di çfarë i ka munguar klubit për të thyer akullin. Tani gjërat po shkojnë në mënyrën më të mirë për të gjithë dhe kjo, falë tij.
afp_en_066fea2823e10c5259234b028431bddc0b213f3f
Cilët janë për ju dy lojtarët kryesorë te bavarezët?
Mund të them që Bajerni funksionon kaq mirë vetëm që luan si skuadër. E bashkuar dhe të gjithë për një qëllim. Është e vështirë të përmendësh emra, por do të thosha që Maneul Nojer dhe Robert Levandovski kanë bërë një punë të shkëlqyer në sezonin e fundit.

COLOGNE, GERMANY - FEBRUARY 02: (BILD ZEITUNG OUT) Youssoufa Moukoko of Borussia Dortmund U19 celebrates after scoring his teams second goal during the U19 Bundesliga match between 1. FC Koeln U19 and Borussia Dortmund U19 on February 2, 2020 in Cologne, Germany. (Photo by Ralf Trees/DeFodi Images via Getty Images)

COLOGNE, GERMANY – FEBRUARY 02: (BILD ZEITUNG OUT) Youssoufa Moukoko of Borussia Dortmund U19 celebrates after scoring his teams second goal during the U19 Bundesliga match between 1. FC Koeln U19 and Borussia Dortmund U19 on February 2, 2020 in Cologne, Germany. (Photo by Ralf Trees/DeFodi Images via Getty Images)

Do të jetë Josufa Moukoko e ardhmja e Gjermanisë?
Nuk e kam parë asnjëherë “live” atë, por kam folur me trajnerët e tij tek U-19 e Dortmundit. Kam parë gjithashtu disa video. Është e vështirë ta besosh që ai ka shënuar aq shumë në një moshë aq të vogël. Jemi duke e vëzhguar dhe kur të vijë momenti, do të thirret në kombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"