Bajerni bindet në kohë rekord nga shqiptari, firmos kontratën deri në 2020

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2018 | 14:35

Bajerni bindet në kohë rekord nga shqiptari, firmos kontratën deri në 2020

Talenti me orgjinë shqiptare, Maritan Shabani, ka firmosur për Bajern Mynih. 19-vjeçari, i grumbulluar disa herë me ekipin e parë, madje dhe me minuta të grumbullura, ka nënshkruar kontratën që e mban të lidhur me gjermanët deri në 2020.

meritan-770x470

Pak javë më parë ai debutoi në ndeshjen kundra Frankfurtit në kampionat. Madje në Ligën e Kampionëve, udhëtoi për në Madrid në vend të Roben. Mesa duket shqiptari i ka bindur drejtuesit bavarezë në një kohë shumë të shkurtër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"