Aventurës te Çelsi po i vjen fundi, klubi i Premier Ligës bën gati ofertën për Brojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2024 | 23:54

Aventurës te Çelsi po i vjen fundi, klubi i Premier Ligës bën gati ofertën për Brojën

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë në dyshim te Çelsi, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që pritet të largohet në janar pasi nuk ka arritur të bindë drejtuesit dhe trajnerin Poçetino.

broja

Siç bëjnë me dije mediat britanike, e interesuar për shërbimet e 22-vjeçarit kuqezi është Uest Hemi, me klubin nga Londra që prej kohësh e monitoron atë.

Tashmë duket se kampionët e Ligës së Konferencës kanë dërguar skautët për ta ndjekur nga afër Brojën dhe po përgatisin një ofertë për të bindur Çelsin që ta lërë të lirë.

Kjo e fundit ende ka dyshimet e saj nëse do ta largojë që tabni Brojën apo duhet të presë deri në verë, pasi ende nuk ka arritur një marrëveshje me asnjë sulmues për ta zëvendësuar, duke parë dhe që Nikolas Xhekson u nis drejt Kupës së Afrikës me Senegalin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"