Aventurë e re për Gerhard Prognin, nga sot do të jetë lojtar-trajner në klubin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2024 | 23:55

Aventurë e re për Gerhard Prognin, nga sot do të jetë lojtar-trajner në klubin e tij

Gerhard Progni, një nga emrat e njohur të futbollit shqiptar në dy dekadat e fundit, që nga sot do të jetë edhe trajner. Mesfushori i njohur i cili ka luajtur me disa nga skuadrat më me emër në futbollin tonë duke fituar tituj, duket se do të nisë edhe detyrën në pankinë, paralel me atë të futbollistit në fushën e lojës.

progni valbona

Progni ka vendosur që të kthehet te skuadra e vendlindjes, Valbona, për të ndihmuar këtë të fundit që të ngjitet në Kategorinë e Parë. Ekipi ka bërë mirë në pjesën e parë të sezonit duke e mbyllur në krye të Grupit A në Kategorinë e Dytë, nën drejtimin e trajnerit Alfred Allamani. Por ky i fundit i ka dhënë lamtumirën klubit gjatë kësaj jave, pasi i është bashkuar stafit të Emiliano Çelës te Kukësi.

Kështu, Porgni është emëruar në rolin e trajnerit-lojtar në radhët e Valbonës dhe do të ketë ai detyrën që të çojë deri në fund punën e lënë në gjysmë nga Allamani para largimit nga klubi, Administratori i klubit, Emiliano Gega, do ta ndihmojë në pankinë gjatë ndeshjeve, për këtë rol të dyfishtë që 37-vjeçari ka marrë përsipër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"