Arza: Tomori nuk ka presion, tentojmë surprizën në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 14:07

Arza: Tomori nuk ka presion, tentojmë surprizën në Vlorë

Beratasit janë shkarkuar nga presioni i qëndrimit në kategori dhe do të mundohen të luajnë futboll të pastër, Tomori udhëton sot drejt Vlorës për të treguar vlerat më të mira, edhe pse me futbollistë të rinj. Mbrojtësi i djathtë, Edmond Arza, i cili rikthehet në formacion pas mungesës me Besën për arsye dëmtimi, për këtë ndeshje ka thënë:

tomori stervitje

“Të luash ndaj Flamurtarit është gjithnjë kënaqësi, aq më shumë për futbollistët e rinj, por dhe përgjegjësi. Do të përpiqemi të zbatojmë detyrat që na ka ngarkuar trajneri ynë. Mendoj se duke mos pasur presionin e rezultatit, do të luajmë lirshëm dhe do të jemi dinjitozë për fanellën që përfaqësojmë. Ndoshta mund të guxojmë edhe për ndonjë surprizë. Veç stafi teknik, për ndeshjen me Flamurtarin një ndihmë të madhe na japin ne të rinjve kapiteni Çaço, Hyseni, Oshafi etj. duke na qëndruar pranë. Ata na mësojnë shumë në stërvitje”.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"