Arkivohet fitorja e parë, fierakët përqendrohen te Kupa mes pasigurisë nëse do të luajnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 16:31

Arkivohet fitorja e parë, fierakët përqendrohen te Kupa mes pasigurisë nëse do të luajnë

Kohë për të festuar nuk ka. Apolonia gjeti fitoren me Shkumbinin, e megjithatë direkt i është kthyer punës. Vëmendja është përqendruar te 180 minutat e radhës. Të mërkurën dhe të shtunën luajnë për Kupë e kampionat, ndaj kërkohet vazhdimësi.

Apolonia-Shkumbini

Me këtë “moto” ka nisur seanca e djeshme stërvitore. Italiani Juri Kanarsa analizoi fillimisht atë që shkoi dhe nuk shkoi siç duhet të shtunën e fundit dhe më pas u ndal te Flamurtari, kundërshtari i turit të parë në Kupën e Shqipërisë.

Nesër shkojnë në Vlorë, ndonëse ende nuk dihet do të luajnë apo jo, pasi te kuqezinjtë janë 4 lojtarë me COVID. Gjithsesi, bardhejeshilët po bëhen gati. Ata nuk duan që t’i lënë asgjë rastësisë, pasi synim kanë vetëm fitoren. Atmosfera në ekip është e mirë dhe dukshëm trepikëshi ndaj peqinasve u ka dhënë qetësi, forcë e besim.

HILMI SALIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"