“Arbitri na është bërë mace e zezë”, Çela: Reagimi? Normale kur bëhet padrejtësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2022 | 16:15

“Arbitri na është bërë mace e zezë”, Çela: Reagimi? Normale kur bëhet padrejtësi

Kastrioti humbi në shtëpi me rezultatin 0-1 përballë Vllaznisë. Në përfundim të sfidës për mikrofonat e “Super Sport”, trajneri i krutanëve Emiljano Çela nuk i kurseu kritikat ndaj arbitrit.

bandicam 2022-01-30 16-09-20-331

“Nuk është vetëm në minutën e 76, gjatë ndeshjes patëm probleme në linjat vertikale, nga ana e markimit. Mendoj se duhet të kishim bërë diçka më mirë. Jam i kënaqur përsa i përket shpirtit të  garës.”

“Ne do vazhdojmë të punojmë, erdhi një humbje. Të gjithë e pamë si erdhi. Gjatë javës do punojmë me entuziazëm që të përmirësohemi. E rëndësishme ësthë që të përmirësohmei gjatë gjihtë kohës.”

“Do vijmë që do fillojmë të dominojmnë. Janë dhe pikët në çdo ndeshje dhe na duhen që të vazhdojmë të punojmë me entuziasëm.”

“Në njëfarë mënyrë ishim përgatitur që ta prisnim në limitin e zonës. Ne në presingun ofensiv do dilnim kur të na e jepte sinjalin kundërshtari. Vuajtëm në linjat vertikale, aty po na e kuptonin dhe po detyrohej ekipi të zbriste poshtë.”

Reagimi i lojtarëve

“Forma e protestës ishte sepse ishte në minutën e 76. Normalisht që një futbollist kur mendon se i bëhet një padrejtësi del nga vetja. Devijimin e topit e bëri futbollisti i Kastriotit.”

“Në shumë momente ky arbitër, nuk ka qenë shumë dashamirës ndaj Kastrioti. Na është bërë si mace e zezë. Kam dhe pretendim në pjesën e parë tek prekja me dorë e Adilit. Ai ishte lojtari i fundit. Dora nuk ishte pozicion natyral. Është karton i kuq. Duket qartë që se ka prekur me kokë.  Pse se çuan në VAR?”

A kishit premio nga rivalët e Vllaznisë për ta ndalur Vllazninë sot?

“Nuk kishim. Është herët. Ne mendojmë të japim tonën. Nuk jam në dijeni të asgjëje dhe s’besoj se do e pranonim.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"