“Anglia dhe Kosova janë njësoj”, Armando Dobra: T’i fitojmë të dyja ndeshjet për të tentuar kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2020 | 17:07

“Anglia dhe Kosova janë njësoj”, Armando Dobra: T’i fitojmë të dyja ndeshjet për të tentuar kualifikimin

Mesfushori i ekipit kombëtar U-21, Armando Dobra ka dalë ditën e sotme në konferencë para mediave, ku kanë folur për dy ndeshjet kundër Kosovës dhe Anglisë. Dobra është shfaqur optimist për rezultate pozitive, teksa është shprehur se do të zbresin në fushë për të fituar në të dyja ndeshjet.

dobra-1024x682

“Kemi fituar dy ndeshjet e para. Jemi grup harmonik. Urojmë t’i fitojmë të dyja ndeshjet, ndoshta kemi shanse të kualifikohemi nëse i fitojmë të dyja ndeshjet. Të shohim se si do dalim.

Ata do luajnë fort, ne do të luajmë fort. Ne do shkojmë të fitojmë kundër Anglisë dhe Kosovës. Kemi grup të mirë, kemi shanse. Profesori na ka thënë se çfarë të bëjmë, si të luajmë dhe do shkojmë të fitojmë të dyja ndeshjet.

Të dyja ndeshjet, si me Kosovën si me Anglinë janë ndeshje të forta. Kemi grup shumë të mirë dhe pse mos t’i fitojmë të dyja ndeshjet ne? Ne do shkojmë për t’i fituar të dyja ndeshjet.

Anglia dhe Kosova janë njësoj, nuk kanë diferenca të dyja janë ekipe të forta. Dp të bëjmë analizën për të fituar të dyja ndeshjet.”, u shpreh Dobra.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"