Anel Rashkaj: Kam refuzuar Suedinë dhe Shqipërinë, doja të luaja vetëm për Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2024 | 16:35

Anel Rashkaj: Kam refuzuar Suedinë dhe Shqipërinë, doja të luaja vetëm për Kosovën

Anel Rashkaj është rikthyer të flasë për periudhën e kaluar te Kosova, por edhe për ofertat që kishte refuzuar për t’u qëndruar besnik “Dardanëve”, përcjell albinfo.ch.  Rashkaj u tërhequr nga Përfaqësuesja e Kosovës në futboll në vitin 2020, po kurrë më parë nuk kishte diskutuar prapaskenat se kë kishte refuzuar për fanellën “Dardane”.

anel rashkaj

34-vjeçari ka thënë se ka refuzuar Suedinë dhe Shqipërinë për ta veshur fanellën e Kosovës.

“Po, Shqipëria ka qenë e interesuar për mua. Kur isha në moshën 17-18 vjeç, kam folur dhe biseduar me Shqipërinë. Më thanë për të shkuar tek U-21. Kam biseduar edhe me Suedinë.

Por, në momenti që u pranua Kosova, unë mezi po e prisja dhe dëshira ime ishte e flaktë që të luaja për Kosovën. E mora këtë vendim dhe për mua ato kanë qenë momentet e paharrueshme”, tha Rashkaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"