ANALIZA/ Emre Xhan, “fari” i ri i Dortmundit, shkëlqejnë dhe Haland-Humels

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 0:09

ANALIZA/ Emre Xhan, “fari” i ri i Dortmundit, shkëlqejnë dhe Haland-Humels

Borusia e Dortmundit u tregoi të gjithëve që edhe me pak para mund të mundësh më të pasurit. Në ndeshjen e së martës të vegjlit e Favresë fituan ndaj yjeve të Parisit që treguan se ishin gjithçka tjetër përveçse një skuadër. “Sport 1” tregon tri pikat e kthesës së Borusias, e cila u dërgoi një mesazh të fortë rivalëve që ka edhe në kampionatin gjerman. 

dortmund

1. XHAN, I RILINDUR – Mesfushori gjerman që erdhi nga Juventusi bëri një nga ndeshjet më të mira që pas ardhjes nga Torinoja. Një lider i vërtetë në mesin e fushës, Emre së bashku me Vitsel ishin të pakalueshëm dhe të pagabueshëm. Gjithçka ndalej prej tyre dhe kalonte nga ata.

Xhan

Favre bllokoi Verratin duke detyruar Nejmarin dhe Mbapenë të tërhiqeshin prapa për të marrë kontrollin e topit, duke i dobësuar armën më të fortë Parisit, sulmin. “Ai korrigjon shokët e tij në fushë, flet me ta dhe i udhëheq përpara”, tha trajneri i Dortmundit pas ndeshjes për mesfushorin gjerman. Duket se ai ishte njeriu që i mungonte skuadrës në fazën e parë të sezonit, pasi në të kaluarën ajo kishte shumë vështirësi në nisjen e aksioneve.

2. HUMELS, SI NË KOHËT E VJETRA – Ishte parashikuar një mbrëmje me jo pak vuajtje për ish-kampionin e Botës. Me Mbape-Nejmar-Di Maria si kundërshtarë, Matsit i duhej të ishte në formën e tij më të mirë. Ai nuk zhgënjeu askënd dhe bëri pikërisht atë që i kërkohej në ndeshje të tilla, të tregonte karakter.

humels lukaku dortmund inter

I pafat në golin e pësuar, për meritë edhe të Mbapesë, Humels diti si të ruante qetësinë në momentet delikate. Shumë pak hapësira të lëna prapa dhe gjithmonë i gatshëm të orientonte shokët e tij të skuadrës. Në fund duartrokitjet për të ishin më se të merituara.

3. VIKINGU HALAND – Të gjithë prisnin golin e tij të parë në Champions me fanellën e Borusias. Norvegjezi nuk zhgënjeu askënd, madje shënoi dy herë, duke i dhuruar një trepikësh të çmuar skuadrës së tij. I shpejtë në lëvizje dhe vrasës para portës, Erling u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes duke fituar zemrat e shumë tifozëve të Dortmundit dhe jo vetëm.

hALAND455

Vetëm 19 vjeç, Haland tregoi se 8 golat e shënuar me Salcburgun në fazën e grupeve nuk ishin një rastësi. Fjalët pas ndeshjes ishin një tregues i qartë për atë çfarë na pret në të ardhmen. “Dua të bëj më mirë, po punoj fort çdo ditë. Gola të tillë janë arsyeja pse vendosa të luaj futboll”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"