Analiza e shpejt pas ndeshjes, Ze Maria elozhe skuadrës në tunel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 13:48

Analiza e shpejt pas ndeshjes, Ze Maria elozhe skuadrës në tunel

Në fund të takimit mes Tiranës dhe Teutës, trajneri Ze Maria ka zhvilluar analizën e shpejtë me ekipin. Trajneri i bardhebluve ka folur para lojtarëve, duke i lavdëruar për ndeshjen që zhvilluan. Trajneri mësohet t’u ketë thënë futbollistëve se kanë luajtur një takim të mirë dhe për këtë është i kënaqur. Sipas tij, ekipi duhet të vazhdojë në këto ritme. Ndërkaq, kjo nuk do të thotë se nuk ka stërvitje.

ze maria

Që në pikë të mëngjesit, Tirana do të kthehet në fushën e përgatitjeve. Stërvitja është programuar në orën 10:00, ndërsa më pas ekipi do të jetë pushim. Sfida e radhës me Kukësin pritet të luhet të dielën e ardhshme dhe bardheblutë do të kenë më shumë kohë për të përgatitur takimin me nënkampionët. Java që do të vijë pritet të jetë vendimtare edhe për fatet e merkatos dhe afrimet e fundit në ekipin bardheblu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"