Altin Haxhi, konsull nderi i Shqipërisë në Bullgari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2015 | 10:38

Altin Haxhi, konsull nderi i Shqipërisë në Bullgari

8631e8f8c31f8b21190e469576227f41Ish-mbrojtësi i njohur i Kombëtares, Altin Haxhi, prej pak ditësh është emëruar konsull nderi i Shqipërisë në Bullgari. Burime të sigurta të “Panorama Sport” konfirmojnë se gjirokastriti është zhvendosur në kryeqytetin bullgar, Sofje, pas një eksperience të shkurtër që pati në klubin grek, Apollon Kallamaria, ku ishte në postin e drejtorit teknik. Haxhi është i martuar prej vitesh me një shtetase bullgare dhe lidhjet e tij me këtë vend janë të hershme. Lojtari që numëron 68 ndeshje me fanellën kuqezi (ka shënuar edhe tre gola) është bërë i famshëm në Bullgari me dy skuadrat më të mira të këtij: Liteks Loveç dhe CSKA e Sofjes. 39-vjeçari ka fituar dy herë titullin kampion të Bullgarisë dhe një herë kupën, ndërsa është shpallur në vitin 1998 lojtari më i mirë i huaj i kampionatit si pjesë e Liteksit. Tashmë në Sofje ish-futbollisti përfaqëson Shqipërinë, teksa është në trupin diplomatik si një konsull nderi. Ambasador i Shqipërisë në Bullgari është Qirjako Kureta, por Ministria e Jashtme ka menduar të bëjë pjesë të përfaqësisë në Sofje edhe një figurë të Kombëtares kuqezi në vite, që për më tepër njihet shumë mirë Bullgari. Posti që do të mbajë Haxhi është më shumë honorifik dhe konsiston në nxitjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"