Alcani vendos “kusht” kthesën për Tërbunin, Krasniqi do golin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2022 | 10:35

Alcani vendos “kusht” kthesën për Tërbunin, Krasniqi do golin

Tërbuni ka mbyllur përgatitjet dhe është gati që të presë Besën në “Ismail Xhemali”. Pas asaj humbjeje në Cërrik, kërkohet vetëm kthesa.

alert alcani

Këtë e shpreh qartazi edhe Alert Alcani.

Gjatë një deklarate të dhënë për gazetën, trajneri thotë: “Duhet të zbresim në fushë vetëm e vetëm për fitore. Barazimi nuk na bënë punë. Humbjen me Turbinën ta arkivojmë, por autokritikën më të mirë e pres nesër (sot). Pres një skuadër të vëmendshme nga minuta e parë e deri në vërshëllimën finale, pasi boll kemi gabuar”. Pritet që sot të marrë minuta edhe Jeton Krasniqi, që më në fund ka hedhur pas krahëve dëmtimin. “Më vjen keq që nuk isha në gjendje të aktivizohesha në shtatë javët e para, por tani e kam kaluar dëmtimin plotësisht. Mora minuta në Cërrik, në një ndeshje që e humbëm. E megjithatë, të shohim përpara tani. Nuk na lejohen më hapa fals dhe sidomos në fushën tonë. Pasi rigjeta fushën, tashmë shpresoj që të gjej edhe golin”, përfundoi sulmuesi që erdhi nga Apolonia.

DITMIR PEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"