“Alban Hoxha, ai që më kishte bërë më shumë përshtypje”, Rexhepi tregon si është presioni te Partizani: Ndonjëherë flas edhe me veten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 20:35

“Alban Hoxha, ai që më kishte bërë më shumë përshtypje”, Rexhepi tregon si është presioni te Partizani: Ndonjëherë flas edhe me veten

Bekim Rexhepi ka qenë protagonist i ndeshjes së sotme mes Partizanit dhe Teutës, pasi me pritjet e tij ia doli të ruante të paprekur portën e të kuqve. Gardiani tha pas sfidës se mbi të gjitha, rëndësi kishte që tashmë ekipi po ecte mirë, ndërsa edhe ai kishte kaluar momentet e vështira të këtij sezoni.

bandicam 2023-04-01 20-21-33-354

“Mendoj se ka rëndësi fitorja të gjithë si ekip, të marrim tre pikët, të jemi të gjithë mirë. Pritjet janë fundja e fundit puna ime, e bëj këtë pjesë që të ndihmoj ekipin. Për këtë i përgëzoj të gjithë çunat që më kanë lehtësuar punën dhe ia arritëm qëllimit.

Çdo profesionist mund të ketë një periudhë të vështirë dhe janë vetëm njerëzit e futbollit që mund ta kuptojnë këtë gjë. Pa presion nuk është as interesante, se aty tregon se sa profesionist je dhe largohesh nga situata. Për veten them se mendoj se ia kam dalë mbanë të menaxhoj një periudhë të tillë.

SI kalohen momentet e vështira? Flas me familjen, aty marr forcë. Flas edhe me veten ndonjëherë. Mund të duket e çuditshme por është mirë të flasësh me veten dhe të jesh realist, të pranosh kur je mirë e keq.

Unë në fillim kur erdha në Korçë, që në intervistën e parë që më kanë pyetur dhe më kanë thënë kush është portieri që më kishte bërë përshtypje këtu, u kam thënë posaçërisht Alban Hoxha. Është përgjegjësi shumë e madhe të jesh në portë, te Partizani presioni bën të veten. Rezultatet kërkohen, çdo vit ke pretendime për titull e normale që ka presion. Por rëndësi ka qe t’ia dalim mbanë të gjithë së bashku.

Pritja ndaj Vilës? Në atë situatë, siç po e shoh në ekran se kur je në ndeshje edhe harron, nuk të kujtohen gjërat. Kur e ka portën afër lojtari, vetëm një moment që gjuan portën, nga aq afër e vetmja gjë është që të hapesh e të sulmosh lojtarin e bllokosh goditjen”, tha Rexhepi për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"