Akuzat për përdhunimin e shqiptares, Robinjo luan shansin e fundit në gjykatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 21:14

Akuzat për përdhunimin e shqiptares, Robinjo luan shansin e fundit në gjykatë

E treta e vërteta, ish-ylli brazilian Robinjo, luan shansin e fundit në gjykatë. Ish-lojtari i Real Madridit, Milanit do të përballet nesër me gjyqin në shkallë të tretë për shkak të akuzës për përdhunim në grup të një shqiptareje.

robinjo2

Sulmuesi brazilian u kushtëzua të ndërpriste kontratën me Santosin, për arsye se u dënua me 9 vite burg për abuzim seksual në Itali me një shtetase me origjinë shqiptare në vitin 2013 kur Robinjo, aktivizohej në radhët e klubit të Milanit.

Braziliani ka një mundësi të re nesër për të treguar pafajësinë e tij për çështjen që e dënoi në shkallë të parë dhe të dytë me nëntë vite burg. Robinjo u dënua në shkallë të dytë, megjithëse tani do të ketë një proces të ri.

Robinjo

Nëse shpallet fajtor, ekstradimi nuk do të ishte i thjeshtë. Avokatët e tij bënë një apel për të ndryshuar vendimin e gjykatës së mëparshme dhe për të kërkuar lirimin e tij. Nëse ai nuk shpallet i pafajshëm, ka mundësi që Italia të kërkojë ekstradim, diçka e ndërlikuar për shkak të ligjit brazilian, i cili nuk lejon ekstradimin e vendasve. Pritet me mjaft kuriozitet të mësohet se si do të shkojë séanca e nesërme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"