Akord në parim, Ilir Daja më pranë stolit të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 23:29

Akord në parim, Ilir Daja më pranë stolit të Partizanit

Ilir Daja pritet të kthe het në kryeqytet dhe të marrë në dorë frenat e Partizanit, i cili pas fitimit të titullit kampion pësoi një çorientim total dhe plot dështime. 53-vjeçari është lakuar që në dimër si afrim i mundshëm te “demat”, por ajo që nuk u finalizua në janar pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Ilir Daja
“Panorama Sport” prej kohësh ka paralajmëruar se Partizani ka rënë parimisht dakord me Dajën që të marrë drejtimin e skuadrës për sezonin e ri. Ndaj, trajneri i skuadrës korçare shikohet si projeksioni i Partizanit për edicionin e ri. Palët prej kohësh janë në kontakte, madje për t’i mbushur mendjen Dajës është vënë në lëvizje vetë drejtori i përgjithshëm Olsi Rama, mision i cili duket se është pranë finalizimit. Parimisht palët kanë rënë dakord për kushtet dhe mënyrën e punës dhe kërkesat e merkatos, por gjersa mungon firma, ekziston edhe pjesa e riskut.
Ilir Daja
DEKLARATA- Trajneri Ilir Daja është pyetur edhe pas fitores së fundit që Skënderbeu mori ndaj Vllaznisë për akordin me të kuqtë. Në përgjigjen e trajnerit kryeqytetas nuk ka as mohim dhe as pranim akordi, por driblim me stil. “Fitorja me Vllazninë? Kemi bërë një ndeshje me 2 tablo. Në pjesën e parë kemi qenë goxha mirë dhe mund t’i jepnim qetësi ekipit. Kemi bërë një pjesë të dytë, ku mund ta kishim humbur ndeshjen, si me Tiranën, për meritë të kundërshtarëve. Me ndihmën e fatit, morëm fitoren. Kjo nuk do të thotë se ndërrimet na çuan te fitorja. Nuk kemi freskinë e duhur, por të paktën nuk duhet të prishim ekuilibrat në fushë. Të shfrytëzojmë potencialin që kemi. Arbitrimi? Përshëndes që e vetmja gazetë sportive (“PANORAMA SPORT”), kishte disa dyshime për disa 11- metërsha ndaj Teutës. Por, ju nuk dëgjuat që arbitri i dha ndihmë kundërshtarit. Kam shprehur pakënaqësitë për personalitetin e arbitrit. Ndaj Vllaznisë kishim një arbitër me personalitet, edhe pse kolegu mund të ketë të drejtë me pretendimet.
PARTIZANI

Akord me Partizanin? Me gjithë konfidencat që kemi, unë jam trajner i Skënderbeut, nuk kam asnjë lloj komenti. Do presim me qetësi vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës për të parë çfarë do të ndodhë me Dajën dhe lojtarin. Në respekt të qytetit dhe Skënderbeut, jam pjesë, të paktën deri në fund të kampionati do të përfaqësoj Skënderbeun. Mund të jetë një vazhdim me Skënderbeun, por duhet të shkojë paralel me politikat e klubit. Dua që të ketë një kontingjent, ku çdo trajner të ndihet i plotësuar, për të drejtuar një ekip që ka pikësynime për të qenë edhe fitues me gjithë problematikat që kemi. Nuk e heq mundësinë që edhe me përgjigje negative, nëse ka një projekt që mund ta gjej veten brenda, mund të vazhdoj, sepse ndihem i respektuar nga qyteti dhe nga presidenti Takaj. Respekt reciprok”, u shpreh trajneri Daja pas fitores së fundit me Vllazninë.

DAJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"