Akord me ish-kampionët e Kosovës, futbollisti i Kukësit bën zgjedhjen për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2020 | 8:17

Akord me ish-kampionët e Kosovës, futbollisti i Kukësit bën zgjedhjen për sezonin e ri

Portieri i Kukësit Ilir Avdyli do të luajë sezonin e ardhshëm për skuadrën e Feronikelit.
Avdyli5
“Gazeta Olle” raporton se drejtues të ish-kampionëve të Kosovës të sezonit të kaluar kanë arritur akordin me 30-vjeçarin Avdyli.

Ai ka shërbyer te Kukësi si portier i dytë pas Dashamir Xhikës. Avdyli ka luajtur në Shqipëri me Tiranën, Kamzën dhe Kukësin, ndërsa ka qenë pjesë e Shkëndijes në Maqedoninë e Veriut.

Pas Olsi Teqjas, i cili firmosi u prezantua para pak ditësh në Francë tek ekipi Buvosë, Avdyli pritet të jetë largimi i dytë te Kukësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"