Agonia vazhdon, verdheblutë kthejnë sytë nga bashkia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2012 | 13:48

Agonia vazhdon, verdheblutë kthejnë sytë nga bashkia

Nga pretendente, Elbasani pa frikë mund të thuhet se rrezikon shumë. E gjitha kjo ka një shpjegim: mungojnë financat. Vetëm nëse bëhet diçka në këtë drejtim, atëherë në ekip mund të ndryshojë gjithçka. Deri tani, mundësia për të realizuar objektivat ekziston vetëm në letër. Këtë e përforëcon edhe merkatoja e sforcuar që po mundohen të bëjnë drejtuesit. Ata nuk e kanë luksin të afrojnë futbollistë cilësorë, por mjaftohen me rinjtë, që nuk u hyjnë në punë ekipeve të tjera. Është folur se Bashkia e Elbasanit do të investojë për futbollin, por deri tani kjo nuk ka ndodhur. Megjithëse gjasat janë që ajo të mbajë barrën më të madhe të financave për këtë sezon. Futbollistët aktualë janë të gjithë të rinj, përjashto vetëm 2-3 syresh. Por, edhe këta nuk mund të luajnë për bamirësi, pasi me këtë sport mbajnë familjet e tyre.
V.Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"