“Afrimi më i rëndësishëm është Shehi”, Abilaliaj paralajmëron dy goditje të tjera: Me përbërjen që ka Partizani, ky është superluks

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2024 | 16:42

“Afrimi më i rëndësishëm është Shehi”, Abilaliaj paralajmëron dy goditje të tjera: Me përbërjen që ka Partizani, ky është superluks

Arbër Abialioaui është kthyer të bëjë tashmë vetëm drejton sportiv te Partizani dhe me këtë detyrë, po mendon të përforcojë ekipin me lojtarë që mund të japin kontributin e tyre në fushën e lojës. Por gjithsesi, ai mendon se goditja më e rëndësishme që ka bërë në këto javë, është afrimi i Orges Shehit si trajneri i të kuqve.

bandicam 2024-01-13 16-27-02-786

“Afrimi më i rëndësishëm? Sigurisht trajneri. Mendoj se kemi punuar shumë që të arrinim në këtë pikë, donim të konsolidonim të gjithë strukturën tonë dhe një nga lëvizjet më të rëndësishme është trajneri me stafin e tij. Patjetër edhe lojtarët që janë afruar, por kishim nevojën që të konsolidonim të gjithë organikën tonë dhe këtë e nisëm nga trajneri, padyshim fitues. Na tërheqin trajnerët më të mirë dhe duam t’i kemi në gjirin tonë. Deri tani jemi të kënaqur për atë që është bërë.

Duke pasur parasysh Bintsuka dhe Mba vuajtën dëmtime të lehta dhe shumë shpejt do të jenë pjesë e ekipit në stërvitje e ndeshje. Preka duket 90% i rikuperuar nga dëmtimi në klavikul, Bytyçi duhet të vuajë edhe 4 muaj që të kthehet në fushë. Me kthimet besoj se kompletohemi dhe mund të arrijmë të shfrytëzojmë një herë e mirë të gjithë potencialin e skuadrës tonë se asnjëherë nuk e kemi pasur të plotë.

Ne po punojmë edhe për dy profile të tjera, por kjo është një merkato le të themi dinamike. Për momentin jemi ende duke vëzhguar dhe nëse nuk ka hyrje të reja, duhet të mendojmë edhe për ndonjë huazim se kemi organikën e t’u japim mundësi të rinjve që të luajnë. Dy afrime janë në listë, por po vëzhgojmë me kujdes, se është e rëndësishme të kemi lojtarë që kanë minuta, të japin impakt e njohin ambientin. Nuk nxitohemi se ekipi është.

Nga Partizani ndoshta i Zekiç, u shkëputën diku te 10%-15% për mënyrën se si po luante ekipi. Patëm oshilacione në fund që edhe pse fituam Superkupën, disa ndeshje do mund t’i bënim më mirë. Por këtu deri diku ishin mungesat në repartin difensiv. Por duke filluar nga janari e këtej, ky ekip do të ketë 30%-35% rritje, se besoj se nuk do të kemi më mungesa e intensitet ndeshjesh pothuajse çdo tre ditë. Me përbërjen që ka Partizani, me një ndeshje në javë, besoj se është superluks për të përgatitur ndeshjen, për ta fituar dhe për të qenë konkurrues çdo javë”, tha Abilaliaj për ”MCN” para sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"