Afrimet ende në vend, ja situata e merkatos te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2024 | 21:06

Afrimet ende në vend, ja situata e merkatos te Partizani

Aktualisht merkatoja e Partizanit është ndalur me rikthimin e Xhuliano Skukës dhe transferimin e Redon Ismailit. Së fundmi, drejtori Arbër Abilaliaj u shpreh se po punohet edhe për dy profile të reja lojtarësh, por aktualisht nuk ka asgjë konkrete dhe të mbyllur.

SHEHI

Një nga emrat e përmendur në klubin e kuq është Osman Ndong, i cili është analizuar nga drejtuesit, por ende nuk është finalizuar si operacion.

Sa i përket daljeve, tashmë kjo çështje është thuajse e mbyllur dhe versioni i vetëm mbeten huazimet. Rreth klubit qarkullon lajmi për huazimin e një prej sulmuesve te Teuta, por ende nuk ka asgjë përfundimtare dhe Shehi thotë fjalën e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"