Afrika si një thesar për kampionët, ja strategjia e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2024 | 22:02

Afrika si një thesar për kampionët, ja strategjia e Partizanit

Partizani në vitet e fundit ka hedhur sytë në tregun afrikan, ku synon të sjellë lojtarë sa më të talentuar dhe të vlefshëm për skuadrën.

Matondo

Dhe kjo mënyrë pune, e nisur rreth 3 vite më parë, duket se po jep efekt pozitiv. Të kuqtë e kanë kthyer Afrikën në një “krater thesaresh”, pasi kanë arritur të afrojnë lojtarë me shumë cilësi, të cilët janë shitur ose po kërkohen për momentin. Në verë u shit Matondo për rreth 600 mijë euro, teksa për Mba është refuzuar një ofertë 150 mijë eurosh.

Maget është i radhës në merkato. Nga 20-vjeçari të kuqtë do të synojnë të fitojnë një shifër të ngjashme me atë të Matondos. Bintsuka është gjithashtu një lojtar për të cilin ka interes nga Astana.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"