Abazaj: Luajtëm dobët sot. Transferim në Europë? Jam afër…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2018 | 23:10

Abazaj: Luajtëm dobët sot. Transferim në Europë? Jam afër…

Lojtari i ndeshjes Luftëtari-Vllaznia, Kristal Abazaj, u shpreh i pakënaqur me lojën e Luftëtarit, por thotë se ka besim te arritja e objektivit Europë për ekipin e tij. Për merkaton, ai u shpreh se nuk shpërqendrohet nga zërat që e çojnë jashtë Shqipërisë, por tha se eshtë afër një transferimi në Europë.

abazaj

Goli i dytë radhazi, por ky nuk ishte Luftëtari më i mirë.

Kemi bërë një ndeshje shumë të dobët, e nënvlerësuam Lushnjën. Nuk është kjo performanca që prisnin tifozët. Shpresoj të rrisim nivelin e lojës.

Në qershor do largoheni nga Shqipëria, edhe pse jeni i Skënderbeut. Në Bëlgjikë?

Për momentin jam i fokusuar këtu, zërat e merkatos nuk më shpërqendrojnë. Kur të vijë merkato, të shohim.

Po në Holandë?

Sinqerisht, nuk mund të flas. Jemi afër, gjithsesi.

Ku e shikoni veten si ekip?

Ne kemi shpallur objektivin tonë, duam Europën. Me pak vështirësi, por do ia dalim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"