A po mendonte për Çelsin teksa krijonte panik në mbrojtjen e Sitit? Ja si përgjigjet Broja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 17:44


A po mendonte për Çelsin teksa krijonte panik në mbrojtjen e Sitit? Ja si përgjigjet Broja

Armando Broja ka qenë i jashtëzakonshëm në ndeshjen ndaj Mançester Sitit, duke marrë komplimente edhe nga Pep Guardiola i cili vlerësoi sulmuesin shqiptar pas sfidës. Një konfirmim i forcës së futbollistit, i cili në këto javë e ka parë veten në epiqendër të merkatos dhe trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, e kishte ftuar që të jepte “një sinjal” për klubin që zotërornte kartonin e tij.

broja granovskaia

Me barazimin e Sauthempton ndaj Mançester Sitit, ai i dha një ndihmë edhe bluve në garën për titullin kampion, duke ndalur paksa arratinë e skuadrës së Guardiolës. Por Broja pranoi se nuk e kishte pasur aspak mendjen te Çelsi kur kishte zbritur në fushë ndaj “qytetarëve”, siç tregoi për “Sky Sports”.

“Një nder për Çelsin? Të jem i sinqertë, nuk po mendoja realisht për një gjë të tillë. Unë thjesht po mundohesha të përqendrohesha te skuadra sot dhe po mundohesha që të siguroja një fitore. Ishte një rezultat pozitiv për ne dhe jam i lumtur”, theksoi Broja në fjalët e tij.

PANORAMASPORT.AL